Pas shpalljes së dënimeve ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, qytetarë shqiptarë në Prishtinë dhe në Hagë, u shprehën të zhgënjyer për vendimin e Dhomave të Specializuara, që i dënoi ata me 81 vite burg në total. Qindra qytetarë janë mbledhur para zyrave të EULEX-it ndërsa dëgjohen duke brohoritur 'UÇK'. Në shenjë proteste për vendimin ata kanë hedhur gurë e shishe drejt këtyre zyrave. Në qytete të tjera të Kosovës u zhvilluan tubime në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Ndërsa mbajtën një minutë heshtje, të rritur e fëmijë u panë me lot në sy. LEXO edhe...18 vite burg për Kadri Veselin, reagon djali i tij: Duhet të jemi të fortë! Edhe në Hagë, mbështetës të ish-krerëve të UÇK-së janë mbledhur pranë institucioneve të drejtësisë, ku kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj aktgjykimit. Ndërkohë në disa pamje shihen që qytetarët shqiptarë hipin mbi makinat e policisë, disa të tjerë ndërsa mbajnë në supe flamurin kuqezi janë përplasur me policinë. Për shpërndarjen e tyre policia hodhi ujë. Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shpallur fajtor për krime lufte dhe është dënuar me 25 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Jakup Krasniqi është dënuar po ashtu me 25 vjet, për disa vepra të krimeve të luftës; Kadri Veseli me 18 dhe Rexhep Selimi me 13 vjet burg. lajm ne perditesim.... Share Ora 13:57 Njerëz në lot dhe zemërim pas vendimit të Hagës, tension pranë zyrave të EULEX në Prishtinë Situata mbetet e nderë pranë zyrave të EULEX në Prishtinë ku ka shumë forca policie dhe protestues të pakënaqur me vendimin e Hagës që dha 81 vjet burg në total për ish krerët e UÇK-së. Mes tyre ka njerëz në lot që shprehin zemërim për vendimin e Hagës. Share Ora 13:53 Tensione në Hagë pas dënimit të ish-krerëve të UÇK, policia holandeze arreston mbështetësit Gjykata Speciale në Hagë ka dënuar me 25 vjet burgim Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin, ndërsa Kadri Veseli është dënuar me 18 vjet dhe Rexhep Selimi me 13 vjet burgim.Pas shpalljes së vendimit janë shënuar edhe tensione jashtë gjykatës.Qytetarë të mbledhur në Hagë kanë goditur një automjet të policisë, ndërsa situata ka vijuar me tensione.Gjithashtu policia holandeze ka arrestuar mbështetës së krerëve të UÇK-së. Share Ora 13:37 'Ruani qetësinë', LDK reagon pas vendimit të Hagës: Vendimi të ankimohet Lidhja Demokratike e Kosovës u bëri thirrje shqiptarëve të Kosovës për qetësi, maturi dhe përgjegjësi pas vendimit të Hagës ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.“Mbështesim pa rezervë kërkesën për shterimin e të gjitha kanaleve ankimore, përfshirë edhe ato të shkallës së dytë”, thuhet në reagim.Sipas LDK-së tha se asnjë aktgjykim nuk mund ta ndryshojë, “të vërtetën historike të luftës në Kosovë”,Ajo theksoi se UÇK-ja mbetet pjesë e rëndësishme e historisë moderne të vendit dhe u bëri thirrje gjithashtu përfaqësuesve politikë që të shmangin retorikën që mund të nxisë tensione. “Ta ruajmë Kosovën, unitetin qytetar dhe miqësitë që i qëndruan pranë në rrugën drejt lirisë e pavarësisë”, thuhet në reagimin e LDK-së. Share Ora 13:24 Tensione para zyrave të EULEX në Prishtinë, hidhen shishe e gurë në shenjë proteste kundër vendimit të Hagës (VIDEO) Para zyrave të EULEX në Prishtinë janë mbledhur shumë qytetarë të cilët në duar mbajnë flamuj të UÇK. Ata kanë hedhur shishe dhe gurë në drejtim të Policisë së Kosovës që ka blinduar selinë e EULEX. Në vijim priten të vijnë edhe të tjerë. Share Ora 13:09 Dënimi për ish-krerët e UÇK, forcat e policisë 'blindojnë' zyrat e EULEX në Prishtinë (VIDEO) Forcat e policisë kanë rrethuar zyrat e EULEX në Prishtinë. Disa qytetarë të zhgënjyer u nisën nga sheshi "Skënderbeu" drejt selisë së EULEX pas shpalljes së vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është dënuar me 25 vjet burgim, Kadri Veseli 18 vjet burgim, Jakup Krasniqi 25 dhe Rexhep Selimi me 13 vjet burgim. Share Ora 12:31 Tensione në Hagë, policia hedh ujë për t’i shpërndarë qytetarët! Hipin sipër makinave (VIDEO) Policia në Hagë ka hedhur ujë ndaj qytetarëve që t’i largojë nga ambientet e Gjykatës Speciale.Sipas videove në rrjetet sociale, madje disa qytetarë shihen se kanë hipur mbi vetura e policisë duke ie goditur ato.Situata përfi pasi policia hodhi ujë për shpërndarjen e qytetarëve. Share Ora 12:01 Haga dënon me 81 vite burg në total 4 ish-krerët e UÇK, qytetarët në Prishtinë mbajnë një minutë heshtje Një minutë heshtje kanë mbajtur qytetarët në Prishtinë pasi 4 ish-krerët e UÇK u dënuan me 81 vite burg në total.Të zhgënjyer ata mbajtën një minutë heshtje dhe më pas vijuan marshimin në rrugët e kryeqytetit. Share Ora 11:38 Vendimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së qytetarët në Prishtinë në lot (VIDEO) Pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së shumë qyetarë janë parë me lot në sy në Prishtinë. Share Ora 10:05 Prizreni në pritje të vendimit të Hagës, qyteti ‘vishet’ me flamujt e UÇK-së (VIDEO) Dhomat e Specializuara në Hagë kanë nisur shpalljen e aktgjykimit të shkallës së parë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.Në Prizren, ashtu si edhe në qytete të tjera të Kosovës, qindra njerëz janë janë në pritje të vendimit.Qyteti historik është mbuluar me flamuj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Qytetarë të shumtë po ndjekin zhvillimet nga afër ne sheshin kryesor "Shadervan" ndërsa flamuri i UÇK-së është vendosur edhe në të gjitha xhamitë e qytetit. Share Ora 09:51 ‘Kosova po pret’/ Qytetarë mbushin Prishtinën në mbështetje të ish-liderëve të UÇK-së (PAMJET ME DRON) Qindra qytetarë me flamuj kombëtar dhe me flamujt e UÇK kanë mbushur sheshin në Prishtinë për të ndjekur live gjyqin në Hagë.Nga pamjet me dron që sjell Report Tv shihen edhe banderola gjigante të ish-krerërve të UÇK-së dhe ‘Kosova po pret’. Share Xh.K/ReportTv.al rexhep selimi Jakup Krasniqi kadri veseli hashim thaci Gjyqi ndaj UCK ne Hage kosove Sondazhi i ditës: Gjykata e Lartë la në burg Erion Veliajn, si e vlerësoni? Të drejtë 32% Të gabuar 61.8% Nuk e di 6.2% Vota total: 2227 Sondazhi i ditës: Gjykata e Lartë la në burg Erion Veliajn, si e vlerësoni?
