Kur ora shënon 16:45, protestuesit vijojnë përballjen në distancë me forcat e policisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ata hedhin gurë dhe sende të forta në drejtim të efektivëve, ndërsa policia u përgjigjet me ujë dhe gaz lotsjellës. Gjatë përplasjeve, protestuesit kanë hedhur një mjet djegës në drejtim të autobotit të ujit, por zjarri është shuar pak më pas.

