Vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë është pritur me revoltë dhe pakënaqësi, pasi trupa gjykuese dënoi në total me 81 vite burg katër ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin. Pas dhënies së dënimit, situata është tensionuar në ambientet e jashtme të godinës, ku mijëra shqiptarë ndodheshin jashtë ambienteve të saj për të pritur vendimit.

