Lajme Zone
Tender pa asnjë rival: Ministria e Brendshme “fal” 745 MLN te ISS e Nertil Lilos
PolitikëJOQ Albania

Tender pa asnjë rival: Ministria e Brendshme “fal” 745 MLN te ISS e Nertil Lilos

Një tjetër procedurë prokurimi me hije të forta abuzimi dhe mungesë të plotë konkurrence është mbyllur së fundmi nga shoqëria shtetërore "Illyrian Guard" Sh.a., e cila varet 100% nga Ministria e Punëve të Brendshme. Dokumentet zyrtare tregojnë se si 745 milionë lekë të vjetra me TVSH të taksapaguesve shqiptarë po i kalojnë një operatori të vetëm privat, në një procedurë ku me sa duket konkurrenca ka qenë thjesht fomalitet ose nuk ka ekzistuar fare.

Një tjetër procedurë prokurimi me hije të forta abuzimi dhe mungesë të plotë konkurrence është mbyllur së fundmi nga shoqëria shtetërore "Illyrian Guard" Sh.a., e cila varet 100% nga Ministria e Punëve të Brendshme. Dokumentet zyrtare tregojnë se si 745 milionë lekë të vjetra me TVSH të taksapaguesve shqiptarë po i kalojnë një operatori të vetëm privat, në një procedurë ku me sa duket konkurrenca ka qenë thjesht fomalitet ose nuk ka ekzistuar fare. Sipas formularit të njoftimit të operatorëve ekonomikë të suksesshëm (Shtojca 13), procedura e prokurimit me numër reference REF-89611-06-10-2026 dhe me objekt "Sisteme Elektronike" per nevojat e shoqërisë "Illyrian Guard" Sh.a., është mbyllur me shpalljen e fituesit të paracaktuar. Kontrata, e cila ka një kohëzgjatje prej 24 muajsh nga nënshkrimi i Marrëveshjes Kuadër, i është besuar shoqërisë I.S.S (INTEGRATED SMART SOLUTIONS). Ajo që ngre pikëpyetje të mëdha mbi rregullsinë e këtij tenderi është se në këtë procedurë "të hapur mbi kufirin e lartë monetar" nuk ka pasur asnjë garë reale. Në dokumentet zyrtare të tenderit shihet qartë se ka marrë pjesë vetëm një operator ekonomik, vetëm kompania fituese I.S.S, me numër NIPT L92230027U dhe me adresë në Rrugën e Kavajës në Tiranë. Kriteri i përzgjedhjes së fituesit është shënuar "oferta ekonomikisht më e favorshme bazuar në çmim", mirëpo pa pasur asnjë ofertë tjetër konkurruese, kompania ka hyrë e vetme në procedurë dhe ka marrë kontratën me vlerën e plotë prej 61,951,080 lekë pa TVSH. Ekstraktet nga Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) zbulojnë gjithashtu lidhjet e këtij prokurimi publik. Autoriteti kontraktor "Illyrian Guard" Sh.a., i cili ka si administrator Anduel Xhindin, është në pronësi 100% të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ndërkohë, kompania përfituese e tenderit 62-milionësh, "Integrated Smart Solutions", administrohet nga Roland Bejko dhe zotërohet 100% nga aksioneri Nertil Lilo. Raste të tilla ku tenderat publikë zhvillohen pa asnjë rival në garë dhe me fitues që paraqesin ofertën e vetme në sistem ngrenë shqetësim për mënyrën se si menaxhohen fondet shtetërore, pasi shmangia e konkurrencës hap hapësira për marrëveshje paraprake dhe pamundëson marrjen e çmimit më të favorshëm për buxhetin e shtetit.