Vendi ynë edhe sot do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura në relievet kodrinore – malore të territorit.Lexo edhe:Pamje skandaloze nga Berati, Denoncimi: Jetojmë mes plehrave, po sëmuremi! Bashkia s'vjen ti pastrojë Vranësirat e dendura në relievet kodrinore - malore në lindje do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët nga orët e mesditës deri ato të pasdites. Era parashikohet të fryjë me drejtim veriperëndim - jugperëndim me shpejtësi mesatare 3m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës do të arrijë shpejtësi deri në 7m/s. Valëzimi në det i forcës 1-2 ballë.

