Temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin kanë bërë që Shërbimi Zjarrfikës i Cërrikut të ndërmarrë një nismë për freskimin e qytetit. Përmes mjeteve zjarrfikëse, efektivët kanë spërkatur me ujë disa nga rrugët dhe hapësirat publike më të frekuentuara, me qëllim uljen e temperaturave dhe lehtësimin e kushteve për qytetarët gjatë orëve të pikut të vapës. Nisma synon të zbusë efektet e të nxehtit ekstrem, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme gjatë mesditës, të konsumojnë sa më shumë lëngje dhe të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht për fëmijët dhe të moshuarit.
