Lajme Zone
Stuhi e fortë shiu dhe breshëri përfshin qytetin e Elbasanit (VIDEO)
EkonomiEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Stuhi e fortë shiu dhe breshëri përfshin qytetin e Elbasanit (VIDEO)

Një stuhi e fortë shiu, e shoqëruar me breshër, ka përfshirë këtë të premte qytetin e Elbasanit. Reshjet me intensitet të lartë vijojnë, duke vështirësuar lëvizjen e këmbësorëve dhe automjeteve në disa akse të qytetit.

Një stuhi e fortë shiu, e shoqëruar me breshër, ka përfshirë këtë të premte qytetin e Elbasanit. Reshjet me intensitet të lartë vijojnë, duke vështirësuar lëvizjen e këmbësorëve dhe automjeteve në disa akse të qytetit. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme deri në përmirësimin e kushteve atmosferike. Deri në këto momente nuk raportohen dëme materiale apo problematika të shkaktuara nga moti i keq. Dhjetëra automjete janë detyruar të lëvizin me shpejtësi të reduktuar për shkak të kushteve të vështira atmosferike dhe uljes së dukshmërisë. Deri në këto momente nuk raportohen incidente apo aksidente si pasojë e motit të keq. Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Euronews Albania, intensiteti i reshjeve të shiut dhe breshërit është i lartë.