Qendra e Gramshit mori sot një pamje ndryshe. Mes vapës së verës, zjarrfikësit zgjodhën të freskonin qytetarët me ujë, ndërsa shfrytëzuan momentin për të përcjellë edhe një mesazh të fortë për mbrojtjen e pyjeve. “Ne zgjodhëm t’ju freskojmë me ujë. Ju zgjidhni të mos ndizni zjarr!”, ishte mesazhi që shoqëroi aktivitetin, ku protagonistë u bënë fëmijët dhe familjet e tyre. LEXO edhe...Neutralizohen flakët në Drenovë të Mallakastrës, dogjën 10 hektarë me ullinj dhe pyll Përmes kësaj nisme, Shërbimi Zjarrfikës nënvizoi se parandalimi i zjarreve nis nga kujdesi i çdo qytetari dhe se mjafton një pakujdesi e vogël për të shkaktuar dëme të mëdha në pyje. Në aktivitet morën pjesë edhe Bashkia Gramsh, vullnetarë holandezë, Qendra Kulturore e Fëmijëve Gramsh, Komisariati i Policisë së Shtetit Gramsh, Policia Bashkiake dhe Qendra Spitalore Gramsh. Në fund u përcoll edhe apeli i aktivitetit: "Një pikë ujë sjell buzëqeshje, ndërsa një shkëndijë zjarri mund të shkatërrojë mijëra hektarë pyje", duke u kërkuar qytetarëve të mos ndezin zjarre dhe të tregojnë kujdes për mbrojtjen e pyjeve. U.D/E.H/ReportTv.al zjarret zjarrfikës gramsh Komento Komente Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 56.3% 100 bashki (PD) 16.3% 61 bashki (si sot) 27.5% Vota total: 4331 Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?
