Tre vatra zjarri janë aktivizuar në fshatin Madhesh, në njësinë administrative Ulëz, Bashkia Mat. Për shuarjen e flakëve drejt zonës janë nisur forcat zjarrfikëse të Burrelit, punonjës të Bashkisë Mat, si dhe punonjësit e shërbimit pyjor. Tre vatrat ndodhen në një distancë prej rreth një kilometri nga njëra-tjetra, ndërsa dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm. Terreni i vështirë malor po e bën të vështirë ndërhyrjen e forcave në terren. Temperaturat e larta dhe era e fortë favorizojnë përhapjen e flakëve, duke rritur rrezikun që zjarri të marrë përmasa më të mëdha. Për shkak të situatës së vështirë, kërkohet ndërhyrje nga ajri për të bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Madhesh zjarr

