Lajme Zone
Temperatura të larta dhe pluhur në ajër, si parashikohet moti këtë të diel
KulturëTop Channel

Temperatura të larta dhe pluhur në ajër, si parashikohet moti këtë të diel

Kushtet atmosferike do të jenë kryesisht të qëndrueshme gjatë ditës së diel në vendin tonë, ndërsa temperaturat do të shënojnë vlera të larta, duke arritur deri në 38°C në disa qytete.

Kushtet atmosferike do të jenë kryesisht të qëndrueshme gjatë ditës së diel në vendin tonë, ndërsa temperaturat do të shënojnë vlera të larta, duke arritur deri në 38°C në disa qytete. Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), moti do të jetë kryesisht i kthjellët, me alternime vranësirash mesatare dhe herë pas here të dendura, kryesisht në zonat kodrinore dhe malore të territorit.

Në relievet kodrinore-malore në lindje të vendit, vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët, kryesisht nga orët e mesditës deri në pasdite.

Sa i përket temperaturave, vlerat më të larta pritet të regjistrohen në Elbasan, Berat, Fier dhe Sarandë, ku termometri do të ngjitet deri në 38°C. Në Tiranë, temperatura maksimale parashikohet të arrijë në 37°C.

Erë dhe deti

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-jugperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 3 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, era do të jetë herë pas here më e fortë, duke arritur shpejtësi deri në 7 m/s.

Në det pritet valëzim i forcës 1-2 ballë, duke mbajtur përgjithësisht kushte të qeta për lundrim.

Një tjetër element që duhet pasur parasysh është prezenca e lartë e grimcave të pluhurit dhe rërës në ajër, çka mund të ndikojë në cilësinë e ajrit dhe dukshmëri. Top Channel