Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, deklaroi se protestat e fundit kanë evidentuar nevojën për zhvillimin teknologjik të Policisë së Shtetit dhe përshpejtimin e përdorimit të teknologjisë në punën e saj. Demo tha se shumë shpejt punonjësit e Policisë në Bashkinë e Tiranës do të pajisen me kamera trupi, ndërsa pamjet e regjistruara do të përdoren për të garantuar transparencën dhe për të siguruar që veprimet e policisë të jenë brenda kornizave ligjore. “Nga këto protesta kemi konstatuar nevojën e zhvillimit teknologjik. Do të punojmë për të ecur me hapa të shpejtë drejt përdorimit të teknologjisë. Një element i rëndësishëm për transparencë do të jetë kamera e trupit, të cilën shumë shpejt do t’ua vendosim punonjësve të Policisë në Bashkinë e Tiranës. Do të kemi përdorimin e këtyre imazheve për të garantuar që veprimet e policisë do të jenë brenda kornizave. Me radiot e reja do të forcojmë komunikimin.” Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet

