Lajme Zone
“Të zbardhet kush qëndron pas dhunës në protestë”, Karamuço i ashpër: Institucionet të mos flasim me ‘teori konspirative’
PolitikëABC News Albania

“Të zbardhet kush qëndron pas dhunës në protestë”, Karamuço i ashpër: Institucionet të mos flasim me ‘teori konspirative’

TIRANË- Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i ftuar në “Breaking News” ka kërkuar nga institucionet që të bëjnë publike informacionet mbi personat dhe grupet, që sipas tyre, mund të qëndrojnë pas akteve të dhunës gjatë protestës në bulevard.

Ai theksoi se Karamuço theksoi se fillimisht duhet të analizohen ndikimet e brendshme dhe grupet që, sipas tij, po ushtrojnë dhunë ndaj efektivëve të Policisë së Shtetit.

Eksperti u shpreh se duhet të bëhet e qartë se kush po organizon këto akte, duke kritikuar mungesën e informacionit konkret për atë që është cilësuar si një “dorë e zezë” pas protestës. Karamuço nënvizoi nevojën për transparencë dhe për zbardhjen e fakteve, në mënyrë që diskutimi mbi përgjegjësit për dhunën të mbështetet në të dhëna konkrete dhe jo në “teori konspiracioni”.

“Institucionet të bëjnë publike se kush janë ndikimet e brendshme dhe pastaj ato të jashtme.

Nëse kemi një situatë aktuale, duhet ta analizojmë njëherë nga grupet e brendshme, që po ushtrojnë dhunë ekstreme ndaj efektivëve të policisë.

Të shikojmë se kush po bën këtë organizim. Na thuhet se është një ‘dorë e zezë’ nga mbrapa, por askush nuk na thotë gjë. Nuk duhet të flasim më për teori konspirative”, u shpreh Karamuço.

Ai tha se në këto kushte zgjidhja duhet të vijë me mjete politike. Sipas tij, Shqipëria boll ka përjetuar skenat e përgjakshme, siç ishte viti i mbrapsht i 1997.

“Duhet të këtë një zgjidhje politike. Që kjo gjë mos të precipitojë në rrugë të pakthyeshme, sepse disa prej nesh e ka jetuar dhe e ka përjetuar vitin e mbrapsht të 1997”, tha ai.

/abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Karamucoshqiperi