Një qytetar ka denoncuar pranë JOQ Albania një rast tjetër alarmant të sigurisë ushqimore, ku në supermarketin "Xhangolli" tek Xhamlliku në Tiranë shiten produkte të prishura.
Bëhet fjalë për një pako me proshutë "Kazazi", e cila ndonëse sipas etiketës rezulton me afat skadence deri më 28 nëntor 2026, në realitet është plotësisht e mbuluar nga myku. Pavarësisht kësaj gjendjeje skandaloze,produkti vijon të mbahet në raft dhe të ofrohet për konsum të hapur për qytetarët.
Ky rast nxjerr sërish në pah neglizhencën e hapur të operatorëve tregtarë që rrezikojnë shëndetin publik përfitimit financiar, si dhe mungesën e kontrolleve efektive nga autoritetet kompetente.
Konsumatorët bëjnë thirrje për ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve për të verifikuar standardet higjieno-sanitare dhe për të ndëshkuar rastet që rrezikojnë drejtpërdrejt shëndetin e qytetarëve.

