Lajme Zone
"Të veprojë në mënyrë proporcionale", PPE kërkon hetim për dhunën e policisë
PolitikëPolitiko

"Të veprojë në mënyrë proporcionale", PPE kërkon hetim për dhunën e policisë

Partia Popullore Europiane ka reaguar për incidentet e regjistruara në protestat studentore në Shqipëri. EPP ka kërkuar respektimin e së drejtës për tubime paqësore dhe hetimin e plotë të çdo pretendimi për përdorim të tepruar të forcës nga policia. Në reagimin e saj, PPE thekson se organet e zbatimit të ligjit duhet të veprojnë në mënyrë proporcionale, ndërsa tensionet në vend duhet të trajtohen

Partia Popullore Europiane ka reaguar për incidentet e regjistruara në protestat studentore në Shqipëri. EPP ka kërkuar respektimin e së drejtës për tubime paqësore dhe hetimin e plotë të çdo pretendimi për përdorim të tepruar të forcës nga policia.

Në reagimin e saj, PPE thekson se organet e zbatimit të ligjit duhet të veprojnë në mënyrë proporcionale, ndërsa tensionet në vend duhet të trajtohen përmes dialogut, uljes së përplasjeve dhe angazhimit demokratik.

Partia europiane nënvizon gjithashtu se e ardhmja e Shqipërisë duhet të ndërtohet mbi demokracinë, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, duke kërkuar një qeveri llogaridhënëse dhe më shumë mundësi për qytetarët brenda vendit.

Reagimi i EPP: E drejta për protestë paqësore duhet të respektohet plotësisht dhe çdo pretendim për përdorim të tepruar të forcës duhet të hetohet tërësisht, ndërsa organet e zbatimit të ligjit duhet të veprojnë në çdo rast në mënyrë proporcionale.

Tensionet aktuale duhet të trajtohen përmes dialogut, uljes së tensioneve dhe angazhimit demokratik.

E ardhmja e Shqipërisë qëndron në një rrugë demokratike, të begatë dhe evropiane, me një qeveri llogaridhënëse, sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe një të ardhme me mundësi në vend. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm