Lajme Zone
Të tjera sirena nga Serie A për Armando Brojën, sulmuesi i Kombëtares kthehet në objektivin kryesor të klubit të njohur italian
SportTop Channel

Të tjera sirena nga Serie A për Armando Brojën, sulmuesi i Kombëtares kthehet në objektivin kryesor të klubit të njohur italian

Lazio po punon për të afruar në Serie A sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Armando Brojën.

Lazio po punon për të afruar në Serie A sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Armando Brojën. Sipas Gazzetta dello Sport, klubi bardhekaltër e ka vendosur 23-vjeçarin në krye të listës së përforcimeve për repartin ofensiv.

Raportohet se Burnley është i gatshëm ta lejojë largimin e Brojës në formë huazimi, pa detyrim blerjeje, çka e bën operacionin financiarisht të favorshëm për Lazion.

Broja iu bashkua Burnley-t verën e kaluar, por pas rënies së klubit nga Premier League në Championship, e ardhmja e tij mbetet e hapur, ndërsa Lazio po përpiqet ta transferojë në kampionatin italian.

Sulmuesi i Kombëtares gjithashtu prej kohësh ndiqet edhe nga Cagliari, që gjithashtu militon në Serie A. Top Channel