Arman Durmishi po konsiderohet një nga talentet më premtues të Juventusit dhe është sulmuesi i vetëm në dispozicion të Luciano Spallettit për miqësoret verore.
Sulmuesi shqiptar, i lindur në vitin 2008 në Koper të Sllovenisë, debutoi me ekipin e parë duke luajtur 45 minuta në ndeshjen miqësore ndaj Standard Liege.
Durmishi iu bashkua Juventusit në fund të muajit gusht 2024, në moshën 16-vjeçare, pasi u transferua nga Koper për një shumë të raportuar mes 800 mijë eurove dhe 1 milion eurove.
Ai kishte mbyllur kampionatin U17 si golashënuesi më i mirë me 28 gola dhe kishte debutuar edhe me ekipin e parë të Koperit.
Me fanellën e Juventusit realizoi 15 gola në 27 ndeshje me ekipin U17 dhe më pas 13 gola në 35 ndeshje me Primaverën, duke shënuar edhe në UEFA Youth League ndaj Bodo/Glimt.
Në prill të këtij viti, klubi bardhezi rinovoi kontratën e tij deri në vitin 2028. Pas debutimit me ekipin e parë, Durmisi shkroi në rrjetet sociale se ky është vetëm fillimi i rrugëtimit të tij. Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

