Lajme Zone
Të shtënat në Palasë, jahti i Bruno Çelës sapo kishte ardhur nga Italia! Pistat: Të tjerë në bord, apo u qëllua nga një mjet i dytë lundrues
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Të shtënat në Palasë, jahti i Bruno Çelës sapo kishte ardhur nga Italia! Pistat: Të tjerë në bord, apo u qëllua nga një mjet i dytë lundrues

Policia e Vlorës është në pritje të ekspertizës nëse ka barut në duart e 4 personave që u shoqëruan dhe u lanë të lirë të dielën pas informacioneve për të shtëna në jahtin e Bruno Çelës pranë Palasë. Report Tv mësoi se atë ditë jahti ishte kthyer nga Italia dhe regjistrimi i hyrjes në tokën shqiptare është bërë pas incidentit. Blutë s’e përjashtojnë mundësinë që të jetë qëlluar nga mjete të tjera lundruese aty pranë.

Jahti luksoz në pronësi të Bruno Çelës, djalit të pronarit të kompanisë “Brunes”, Geront Çela, kishte mbërritur nga Italia vetëm pak momente para alarmit për të shtëna me armë pranë bregut të Palasës, mbrëmjen e së dielës. Burime për Report Tv bëjnë me dije se, pas incidentit, Policia Kufitare e Vlorës regjistroi zyrtarisht hyrjen e mjetit lundrues në territorin shqiptar dhe identifikoi të gjithë personat që ndodheshin në bord. Gjatë kontrollit, pas ndjekjes në det për minuta me radhë, dhe tentativës për t’iu larguar policisë për një moment, nuk u gjet asnjë armë zjarri, ndërsa katër personat e marrë në pyetje mohuan të kenë qëlluar dhe më pas u lanë të lirë me urdhër të prokurorit. Hetuesit u kanë marrë mostra nga duart për ekspertizën e mbetjeve të barutit, rezultatet e së cilës pritet të dalin në ditët në vijim. Ndërkohë, grupi hetimor po verifikon disa pista, përfshirë mundësinë që të shtënat të jenë kryer nga persona në bord të ardhur gjatë kohës që jahti ishte në lundrim, ose edhe nga mjete të tjera lundruese që ndodheshin pranë jahtit në momentin e ngjarjes. Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e së dielës, pasi pushues në Palasë sinjalizuan policinë për të shtëna me armë që dyshohej se vinin nga një jaht. Pas rreth dy orësh ndjekjeje në det, mjeti u ndalua pranë Himarës. Burime pranë grupit hetimor thanë se personat në bord tentuan fillimisht të largoheshin me gomone dhe më pas fikën dritat e jahtit, çka shton dyshimet se të shtënat ishin pikërisht nga aty. Në bord ndodheshin Bruno Çela, anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës nën siglën e PSD-së dhe djali i biznesmenit Geront Çela, biznesmeni i ndërtimit Pashk Gjini, Afrim Kastrati dhe Leonard Hasa. LEXO EDHE:Zjarr i madh në Nivicë të Himarës, era favorizon përhapjen e flakëve, zjarrfikësit në vendngjarje (VIDEO) Pashk Gjini u lirua nga burgu në fund të vitit 2022, pasi vuajti në Shqipëri dënimin e njohur nga autoritetet spanjolle për trafik ndërkombëtar droge, ndërsa ndaj tij SPAK vijon hetimin pasuror. Ai është pronar i kompanisë së ndërtimit “Alesio 2014”, e cila ndër vite ka përfituar tenderë publikë. Hetimet tashmë po drejtohen nga Prokuroria e Vlorës, e cila pritet të orientojë në vijim për verifikime të tjera. P.J/E.H/Shqiptarja.com TAG: Vlore Palase bruno cela jahte Komente Komento dallaverja: 04/08/2026 14:42 i rrufshin milionat...surrat fshatari... Përgjigju Sondazhi i ditës:

31 Korrik, 15:00

Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 57.1% 100 bashki (PD) 16.1% 61 bashki (si sot) 26.7% Vota total: 5474 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 31 Korrik, 15:00 Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?