Lajme Zone
Të shtënat me armë nga një jaht, ndalohet mjetit lundrues nga policia
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Të shtënat me armë nga një jaht, ndalohet mjetit lundrues nga policia

Një jaht është ndaluar nga Policia Kufitare pas një operacioni rreth dyorësh, pasi dyshohet se nga bordi i tij janë qëlluar të shtëna me armë zjarri në ajër.

Një jaht është ndaluar nga Policia Kufitare pas një operacioni rreth dyorësh, pasi dyshohet se nga bordi i tij janë qëlluar të shtëna me armë zjarri në ajër.

Mjeti lundrues u shoqërua drejt Portopalermos, ku do t’i nënshtrohet kontrolleve dhe verifikimeve të mëtejshme.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, pasi pushues të zonës kanë njoftuar policinë për të shtëna me armë zjarri që dyshohej se vinin nga një jaht në afërsi të bregdetit. Sipas informacioneve paraprake, pas të shtënave, dy persona që ndodheshin në gomonen e jahtit kanë tentuar të afrohen drejt bregut, por sapo kanë vënë re praninë e forcave të policisë janë rikthyer në mjetin lundrues.

Më pas, jahti është larguar nga zona duke fikur dritat, në një përpjekje të dyshuar për t’iu shmangur identifikimit dhe ndjekjes nga autoritetet.

Në operacion u angazhuan Policia Kufitare, Delta Force dhe FNSH-ja, të cilat pas rreth dy orësh ndjekjeje arritën të ndalonin jahtin.

Aktualisht, mjeti lundrues u shoqërua drejt Portopalermos, ku pritet të kryhen kontrollet e nevojshme për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të verifikuar përdorimin e armës së zjarrit. Hetimet vijojnë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet