Lajme Zone
Të shtënat me armë nga jahti në Palasë, reagon policia: Nuk u konstatua asnjë send i jashtëligjshëm, 4 të arrestuar
Të tjeraPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Të shtënat me armë nga jahti në Palasë, reagon policia: Nuk u konstatua asnjë send i jashtëligjshëm, 4 të arrestuar

Gjatë kontrolleve të ushtruara në jaht, janë shoqëruar 4 personat që ndodheshin në bord.

Sipas policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në jaht dhe ndaj personave në bord nuk u gjet asnjë armë zjarri apo send i kundërligjshëm. Të shtënat me armë nga jahti në Palasë, reagon policia Policia ka dhënë detaje të reja lidhur me ngjarjen e raportuar mbrëmjen e së dielës në Palasë, ku u denoncua se nga një mjet lundrues jaht dyshohej se ishte qëlluar me armë zjarri.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në jaht, janë shoqëruar 4 personat që ndodheshin në bord. Në bordin e tij ndodheshin Leonard Hasa (31 vjeç), Bruno Cela (31 vjeç), Afrim Kastrati (49 vjeç) dhe Pashk Gjini (60 vjeç), të cilët u shoqëruan për veprime të mëtejshme.

Policia nuk konstatoi asnjë armë apo send tjetër të kundërligjshëm, por ka dyshime se armët mund të jenë hedhur në det.

"Pas një operacioni të zhvilluar nga Policia Kufitare, Njësia Policore Detare, Delta Forca, Komisariati i Policisë Himarë, Stacioni i Policisë Dhërmi dhe Forca Kombëtare e Sigurisë, jahti u ndalua në det pranë Himarës.

Sipas policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në jaht dhe ndaj personave në bord nuk u gjet asnjë armë zjarri apo send i kundërligjshëm. Grupi hetimor ka marrë deklarimet e personave që kanë dijeni për ngjarjen dhe po kryen ekspertimet për të verifikuar pretendimet për të shtëna me armë zjarri.

Hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Vlorës për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

"Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme, ku rreth orës 21:00 është marrë njoftim se, në det, përballë Palasës, dyshohej se ishte qëlluar me armë zjarri në ajër nga një mjet lundrues, ju informojmë se:

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare, Njësia Policore Detare, Delta Forcë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë/Stacionit të Policisë Dhërmi, si dhe grupet e Forcës Kombëtare të Sigurisë (FKS), u vunë në ndjekje të mjetit lundrues nga deti dhe toka, pasi jahti po lëvizte në drejtim të Himarës.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u bë e mundur ndalimi i jahtit në det, përballë Himarës, si dhe shoqërimi i tij së bashku me personat që ndodheshin në bord, konkretisht shtetasit B. C., 31 vjeç, L. H., 31 vjeç, A. K., 49 vjeç dhe P. Gj., 60 vjeç.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga Komisariati i Policisë Himarë, nën drejtimin e Prokurorisë, shërbimet e Policisë ushtruan kontroll në ambientet e jahtit dhe ndaj personave që ndodheshin në bord, ku nuk u konstatua asnjë send apo mjet i kundërligjshëm.

Nga grupi hetimor vijuan veprimet e mëtejshme procedurale, duke marrë deklarime në cilësinë e personave që kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes, si dhe duke kryer ekspertimet për përcaktimin e faktorëve plotësues të qitjes.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, verifikimin e informacionit të marrë dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.", njofton policia.

të shtënat me armë nga jahti në palasë Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Qëlluan me armë nga jahti dhe tentuan të largoheshin, arrestohen 4 persona në Palasë; emrat 3 Gusht 2026, 07:5307:53Kronike Pronari i “Globus Travel” shoqërohet nga policia pas të shtënave me armë në jahtin në Palasë 3 Gusht 2026, 00:0600:06Kronike Detaje nga të shtënat me armë në Palasë, shkarkohet një karikator i tërë 2 Gusht 2026, 22:4422:44Kronike Të shtëna me armë në një festë në jaht, policia "blindon" Dhërmiun 2 Gusht 2026, 22:0622:06Kronike E rëndë në plazhin e Pishporos, 49-vjeçari humb jetën sapo futet në det! 2 Gusht 2026, 21:1221:12Kronike Aksident në Rrugën e Kombit, makina bëhet copash; plagoset një person 2 Gusht 2026, 19:0319:03Kronike