Lajme Zone
Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, burri vret gruan
Të tjeraPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 10 burime — Krahaso mbulimin →

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, burri vret gruan

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shkodrën. Raportohet se një grua është vrarë nga bashkëshorti i saj, ndërsa ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e Unazës Perëndimore të qyteti, në lagjen “Mark Lula”.

Krim në familje në Shkodër, burri vret me armë bashkëshorten e tij. Arrestohet nga policia. Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shkodrën. Raportohet se një grua është vrarë nga bashkëshorti i saj, ndërsa ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e Unazës Perëndimore të qyteti, në lagjen “Mark Lula”.

Viktima është 54-vjeçarja Bardhe Ziçi, e cila dyshohet se u qëllua për vdekje me çifte në derën e banesës nga bashkëshorti i saj, 64-vjeçari Shtjefën Ziçi.

Sipas informacioneve paraprake, autori i dyshuar është arrestuar menjëherë nga focat e policisë, të cilët ndërhynë menjëherë pas marrjes së njoftimit për krimin.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve që çuan në vrasjen e gruas.

"Rreth orës 13:30, në lagjen “Mark Lula”, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi Sh. Z., 62 vjeç, ka vrarë me armë zjarri, bashkëshorten e tij, shtetasen B. Z., rreth 55 vjeçe.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë kapur autorin e dyshuar, shtetasin Sh. Z., i cili u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar armën e zjarrit me të cilën dyshohet se është kryer krimi", njoftoi policia.policia te shtena cifte vrasje shkoder Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Policia jep detaje nga plagosja në Korçë: U godit me thikë në fyt, 40-vjeçari transportohet drejt Traumës 9 Korrik 2026, 13:2913:29Kronike Iu sekuestrua arsenal armësh dhe silenciatorë, Prokuroria dërgon në gjyq 38-vjeçarin 9 Korrik 2026, 13:1213:12Kronike U kap me pistoletë gati për qitje dhe granatë në makinë, arrestohet 38-vjeçari në Himarë 9 Korrik 2026, 13:1213:12Kronike I akuzuar për trafik droge, Apeli i Posaçëm lë në qeli Eralbi Breçanin 9 Korrik 2026, 12:5212:52Kronike Sherr me thika në Korçë, një person në gjendje të rëndë 9 Korrik 2026, 11:5811:58Kronike Armë dhe municion luftarak, arrestohen 3 persona në Tiranë 9 Korrik 2026, 11:3611:36Kronike