Lajme Zone
Të shtëna me armë zjarri në Sarandë/ Mbetet i plagosur një person, policia rrethon zonën
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 10 burime — Krahaso mbulimin →

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë/ Mbetet i plagosur një person, policia rrethon zonën

Mbrëmjen e kësaj të premteje në lagjen nr. 4 të Sarandës janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Mbrëmjen e kësaj të premteje në lagjen nr. 4 të Sarandës janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Sipas informacioneve paraprake, një person ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Sarandës për të marrë ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta të policisë, të cilat kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë veprimet e para hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Deri në këto momente nuk dihen shkaqet e konfliktit, identiteti i të plagosurit apo autorët e dyshuar. Top Channel