Të shtëna me armë zjarri janë raportuar sot më 3 tetor në fshatin Zbarqe të Ndroqit, duke vënë në lëvizje shërbimet e Policisë. Pas mbërritjes në vendngjarje, efektivët dhe grupi hetimor kanë nisur kontrollet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Gjatë kontrolleve në zonë është gjetur dhe sekuestruar një armë gjahu, tip çifte, si dhe municion. Për verifikimin e rastit dhe sqarimin e rrethanave, janë shoqëruar në Komisariat katër persona, ndërsa hetimet vijojnë. Ndroq2
Njoftimi i policisë Tiranë/Informacion paraprak Në Sallën Operative të DVP Tiranë ka ardhur një telefonatë se në fshatin Zbarqe, Ndroq, ishin dëgjuar të shtëna me armë.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Gjatë veprimeve të para hetimore dhe kontrollit të zonës, është gjetur dhe sekuestruar një armë gjahu (çifte) dhe municion.
Për verifikimin dhe sqarimin e rrethanave të rastit, janë shoqëruar 4 shtetas në Komisariat.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të rastit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: ndroq policia

