Foto ilustruese Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje në lagjen nr. 4 të qytetit të Sarandës, ku një 50-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë.
Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është Thimjo Rubati, rreth 50 vjeç, i cili u transportua me urgjencë në Spitalin e Sarandës. Ai po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak të plagëve të marra.
Burime paraprake bëjnë me dije se ekzistojnë dyshime se ngjarja mund të ketë qenë një atentat i organizuar. Sipas të njëjtave burime, 50-vjeçari është qëlluar me armë zjarri nga persona që lëviznin me motor.
Menjëherë pas ngjarjes, forca të shumta policie mbërritën në vendin e ngjarjes dhe nisën hetimet për zbardhjen e rrethanave. Ndërkohë, policia ka blinduar hyrjet dhe daljet e qytetit të Sarandës, ndërsa vijojnë kontrollet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Pritet një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit për detaje të mëtejshme mbi ngjarjen.policia atentat Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Kërcënoi punonjësen dhe vodhi xhiron ditore në dyqanin e celularëve, arrestohet 37-vjeçari në Durrës 17 Korrik 2026, 21:3921:39Kronike Ktheu banesën në laborator droge, arrestohet 19-vjeçari shqiptar në Itali 17 Korrik 2026, 18:0318:03Kronike Drejtonte tragetin me pasagjerë mbi kapacitetin e lejuar, arrestohet kapiteni shqiptar në Korfuz 17 Korrik 2026, 16:3616:36Kronike Sherri për motive të dobëta përshkallëzohet në tentativë vrasjeje, arrestohet autori 43-vjeçar dhe i plagosuri në Elbasan 17 Korrik 2026, 15:3415:34Kronike Atentati në Pogradec ndaj Brian Syzos, arrestohet vëllai i autorit; në pranga edhe i plagosuri 17 Korrik 2026, 12:2612:26Kronike Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohen dy persona në Durrës; zbardhen emrat 17 Korrik 2026, 11:4011:40Kronike

