Të shtënat ndodhën pak pas orës 2:30 të mëngjesit sipas kohës lokale gjatë eventit "Aarau Rave" që po mbahej në pistën e garave me kuaj. Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në orët e para të së dielës në pistën e garave me kuaj në Schachen, Aarau, në Zvicër, ku po zhvillohej eventi “Aarau Rave”.
Ngjarja është raportuar pak pas orës 02:30 të mëngjesit të së dielës, ndërsa në zonë janë dërguar forca të shumta policie, ambulanca dhe zjarrfikës. Një dëshmitar ka treguar se ka dëgjuar sirena pas incidentit.
Policia Kantonale e Aargaut bëri të ditur në platformën X se nga të shtënat ka “disa viktima”, pa specifikuar numrin dhe gjendjen e tyre. Sipas raportimeve paraprake të medias zvicerane “Blick”, disa persona kanë mbetur të plagosur. ++Aarau: Nächtliche Schüsse bei Veranstaltung im Schachen. Mehrere Opfer. Grosseinsatz der Polizei läuft. Bleiben Sie dem Gebiet fern. Videos und Bilder bitte an Insta-Kanal Kantonspolizei_Aargau. Weitere Infos folgen.++
— Kapo_Aargau (@Kapo_Aargau) August 30, 2026 Zona rrethohet nga policia
Autoritetet kanë rrethuar një perimetër të gjerë përreth vendngjarjes dhe u kanë kërkuar qytetarëve të qëndrojnë larg zonës. Policia ka bërë gjithashtu apel që personat që disponojnë fotografi ose video nga incidenti t'ua vënë ato në dispozicion hetuesve.
Operacioni vijonte edhe rreth orës 07:00 të mëngjesit, ndërsa për shkak të ndërhyrjes është mbyllur deri në një njoftim të dytë edhe pishina publike e Aaraut.
Deri tani nuk janë bërë publike të dhëna për autorin ose autorët e dyshuar dhe motivin e të shtënave.
Autoritetet pritet të japin informacione të mëtejshme mbi rrethanat e ngjarjes, numrin e viktimave dhe gjendjen e personave të plagosur. Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Rajoni dhe Bota Sulm me dron në Rusi, përfshihet nga flakët një rafineri nafte në rajonin e Leningradit 30 Gusht 2026, 08:1008:10Rajoni dhe Bota Pakti i ri që ndryshon ekuilibrat! 29 Gusht 2026, 22:1022:10Rajoni dhe Bota Front i ri përplasjeje, Ankaraja sfidon planin e Athinës! 29 Gusht 2026, 21:1021:10Rajoni dhe Bota “Balenat vrasëse i hanë arinjtë”, Putin gjen mënyrën e pazakontë për t’u shpjeguar fëmijëve luftën 29 Gusht 2026, 19:4119:41Rajoni dhe Bota Si e mori Trump kontrollin mbi tranzicionin demokratik të Venezuelës 29 Gusht 2026, 19:3519:35Rajoni dhe Bota Gjermania përgatit sanksione të reja ndaj Rusisë, Merz akuza Moskës për sulmin me dronë 29 Gusht 2026, 19:1019:10Rajoni dhe Bota

