Shpërthimi i bombolës së gazit në Lezhë Kryefamiljari ndodhet në gjendje të rëndë dhe pritet të dërgohet për mjekim jashtë vendit Detaje të reja janë mësuar lidhur me shpërthimin e bombolës së gazit që ndodhi mbrëmjen e kaluar në një banesë në fshatin Gajush të Lezhës, ku mbetën të plagosur gjashtë anëtarë të një familjeje, mes tyre edhe dy fëmijë të mitur.
Sipas të dhënave të deritanishme, kryefamiljari Saimir Kola ka hapur derën dhe ka ndezur dritën në pjesën e pasme të banesës, moment kur ka ndodhur shpërthimi.
Në atë kohë, pesë anëtarët e tjerë të familjes ndodheshin në verandën e banesës.
Kryefamiljari ka marrë djegie të shumta në fytyrë dhe trup dhe raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas burimeve, ai pritet që të dërgohet jashtë vendit për trajtim më të specializuar.
Ndërkohë, të afërm të familjes Kola kanë folur për mediat, duke treguar se familjarët e plagosur kishin ardhur nga Italia në Shqipëri për të marrë pjesë në një dasmë. Sipas tyre, nesër ishte planifikuar martesa e vajzës së vëllait të Saimir Kolës, i cili mbeti i plagosuri më rëndë nga shpërthimi.
Një prej kushërinjve të familjes tregoi se, në momentin kur dëgjoi zhurmën e fortë, fillimisht mendoi se kishte shpërthyer goma e një kamioni. Vetëm pak më vonë, pasi u njoftua nga një shok, mësoi se bëhej fjalë për një shpërthim në banesën e familjes Kola.
I afërmi deklaroi gjithashtu se bombola e gazit që dyshohet se ka shkaktuar shpërthimin ishte e vendosur jashtë banesës.
“Nuk e di orën në të cilën ndodhi. I kemi kushërinj. Këta jetojnë në Itali. Kanë ardhur për pushime dhe kanë pasur një dasëm, martonin vajzën e vëllait. Unë mendova se është ndonjë gomë makine e tonazhit të rëndë dhe thashë kurrgjë tjetër, kur më mori një shok e më tha ‘ika se është lënduar Saimiri, ka plasur një bombol’. Bombola ka qenë jashtë”, tha një prej të afërmve të familjes Kola.
Familja e cila jetonte në Itali, kishte ardhur në Shqipëri për të marrë pjesë në një dasmë familjare, e cila ishte planifikuar të zhvillohej sot.
Pesë të plagosurit e tjerë ndodhen në Spitalin e Lezhës, ku mësohet se gjendja e tyre është e stabilizuar. Ata po qëndrojnë nën monitorimin e mjekëve.
Mes personave që kanë marrë dëmtime nga shpërthimi janë dy fëmijë të moshës 10 dhe 13 vjeç, pronari i banesës Saimir Kola, 40 vjeç, si dhe L.U., 64 vjeçe, L.B., 70 vjeçe dhe V.Gj., 58 vjeçe. Detaje nga shpërthimi në Lezhë, mes 6 të plagosurve 2 fëmijë; nesër kishin dasmë
29 Gusht, 22:29 "Rreth orës 20:30, në një banesë në pronësi të shtetasit S. K., 40 vjeç, në fshatin Markatomaj, Lezhë, dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi.
Si pasojë e shpërthimit, kanë marrë dëmtime dy fëmijë të mitur, 10 dhe 13 vjeç, pronari i banesës, shtetasi S. K., 40 vjeç, si dhe shtetaset L. U., 64 vjeçe, L. B., 70 vjeçe dhe V. Gj., 58 vjeçe.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë ndihmuar në transportimin e të dëmtuarve në Spitalin Rajonal të Lezhës.
Shtetasi S. K. është transportuar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për trajtim më të specializuar, ndërsa personat e tjerë të dëmtuar ndodhen në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku po marrin mjekim dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për dokumentimin e plotë të rastit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.", njofton policia. Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Ranë në kontakt me rrymën, rëndohet bilanci në Vaun e Dejës; pas rojës humb jetën edhe elektricisti! 29 Gusht 2026, 22:4022:40Kronike Detaje nga shpërthimi në Lezhë, mes 6 të plagosurve 2 fëmijë; nesër kishin dasmë 29 Gusht 2026, 22:2622:26Kronike Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Lezhë, plagosen 6 persona; 3 prej tyre në gjendje të rëndë! 29 Gusht 2026, 20:5620:56Kronike Ranë në kontakt me rrymën në një lokal në Vaun e Dejës, humb jetën 40-vjeçari; në gjendje të rëndë elektricisti! 29 Gusht 2026, 20:4720:47Kronike Sherr mes disa personave në Korçë, plagosen dy vëllezër! 29 Gusht 2026, 20:1520:15Kronike Emrat/ Kokainë nga Shqipëria në Itali, mbyllen hetimet për 66 persona! 29 Gusht 2026, 17:3717:37Kronike

