Lajme Zone
Të shtëna me armë në një shkollë në Tajlandë/ 6 të vdekur, mes tyre dhe autori i sulmit
TeknologjiBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Të shtëna me armë në një shkollë në Tajlandë/ 6 të vdekur, mes tyre dhe autori i sulmit

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën pas të shtënave me armë në një shkollë në periferi të Bangkokut, kryeqytetit të Tajlandës, sipas raportimeve që citojnë burime policore.

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën pas të shtënave me armë në një shkollë në periferi të Bangkokut, kryeqytetit të Tajlandës, sipas raportimeve që citojnë burime policore. Mes viktimave dyshohet se është edhe autori i sulmit. Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për një nxënës 14-vjeçar, i cili ndiqte klasën e nëntë dhe është gjetur i vdekur në vendngjarje. Pas alarmit, ekipet e emergjencës janë dërguar menjëherë në shkollë.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin zonën përreth Shkollës Debsirin në Nonthaburi, ndërsa policia vijon hetimet për të zbardhur rrethanat dhe motivet e sulmit. Shkolla Debsirin është një institucion arsimor me degë në disa zona të Tajlandës dhe njihet për reputacionin e saj të lartë në sistemin arsimor të vendit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb