Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në rrugën “Lidhja e Pejës” në Prishtinë.Rasti ka ndodhur më 5 shtator, rreth orës 03:50, pas një mosmarrëveshjeje mes të dyshuarit dhe viktimës. Sipas raportimit të Policisë, i dyshuari, mashkull kosovar, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës brenda një lokali.Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa i dyshuari është larguar dhe ndodhet në drejtim të panjohur.Policia po merret me rastin, i cili është iniciuar si “Vrasje në tentativë”. /Telegrafi/

