Lajme Zone
Të shtëna me armë në Ndroq, gjendet dhe sekuestrohet një çifte
TeknologjiEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Të shtëna me armë në Ndroq, gjendet dhe sekuestrohet një çifte

Policia ka nisur hetimet pas një telefonate për të shtëna me armë në fshatin Zbarqe, në zonën e Ndroqit mbrëmjen e së shtunës

Policia ka nisur hetimet pas një telefonate për të shtëna me armë në fshatin Zbarqe, në zonën e Ndroqit mbrëmjen e së shtunës Sipas informacionit paraprak të Policisë, në Sallën Operative të DVP Tiranë është raportuar se në zonë janë dëgjuar të shtëna me armë. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Gjatë veprimeve të para hetimore dhe kontrollit të zonës, efektivët kanë gjetur dhe sekuestruar një armë gjahu tip çifte, së bashku me municion. Për verifikimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, janë shoqëruar në Komisariat 4 shtetas. Policia vijon punën për dokumentimin e plotë të rastit dhe përcaktimin e rrethanave në të cilat kanë ndodhur të shtënat.