Një vrasje e dyfishtë ka tronditur sot zonën në Kir të Dukagjinit. Sipas policisë, viktimat janë babë e bir, Lekë e Prel Gjoni, ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur edhe Lazer Bashi. Njoftimi i policisë:
Rreth orës 17:20, në fshatin Mgull, Njësia Administrative Pult, Dukagjin, dyshohet se janë vrarë me armë zjarri shtetasit L. Gj. dhe P. Gj., babë e bir, si dhe është plagosur rëndë shtetasi A. P.
Forca të shumta të Policisë Vendore dhe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, janë nisur drejt vendngjarjes.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili po shkon në vendngjarje, për zbardhjen e plotë të rrethanave, dokumentimin ligjor të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.
Informacion shtesë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, për ngjarjen në fshatin Mgull, Njësia Administrative Pult, Dukagjin, ku dyshohet se janë vrarë me armë zjarri shtetasit L. Gj. dhe P. Gj., babë e bir, dhe është plagosur një shtetas tjetër, sqarojmë se:
Në këto momente ka mbërritur në Spitalin Rajonal Shkodër, për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi i plagosur L. B. dhe jo A. P., siç ju informuam në informacionin paraprak.
Pas marrjes së njoftimit, forcat e Policisë janë nisur drejt zonës për të verifikuar rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar saktësisht dinamikën e saj.
Ende nuk dihen motivet e ngjarjes, ndërsa pritet informacion zyrtar nga Policia për identifikimin e viktimave, të plagosurit të dyshuar dhe rrethanat në të cilat ndodhi përplasja me armë. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

