Lajme Zone
Të shtëna me armë në Athinë, plagoset në bark 36-vjeçari shqiptar
SportJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Të shtëna me armë në Athinë, plagoset në bark 36-vjeçari shqiptar

Një 36-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në zonën e Kolonos, në Athinë të Greqisë. Ai u gjet brenda automjetit të tij, në rrugën Lenormand, me një plagë plumbi në bark. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:30 të së premtes, pas një telefonate në polici nga një banor i zonës, i cili raportoi për të shtëna me armë zjarri. I plagosuri u transportua me ambulancë drejt spitalit

Një 36-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në zonën e Kolonos, në Athinë të Greqisë. Ai u gjet brenda automjetit të tij, në rrugën Lenormand, me një plagë plumbi në bark. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:30 të së premtes, pas një telefonate në polici nga një banor i zonës, i cili raportoi për të shtëna me armë zjarri.

I plagosuri u transportua me ambulancë drejt spitalit, ku mori ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkohë, në kuadër të hetimeve, policia ka arrestuar dy persona, të cilët po merren në pyetje për të sqaruar përfshirjen e tyre në ngjarje.

Në vendin e ngjarjes u gjetën dy gëzhoja, ndërsa autoritetet greke vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat dhe motivet e sulmit. Deri më tani nuk ka një version zyrtar mbi shkakun e të shtënave apo lidhjen e mundshme mes personave të përfshirë.