Lajme Zone
Arrestohet 32-vjeçari shqiptar në Itali, policia i gjen paratë dhe arin që kishte vjedhur!
BotëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Arrestohet 32-vjeçari shqiptar në Itali, policia i gjen paratë dhe arin që kishte vjedhur!

Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi dyshohet se ishte i përfshirë në dy vjedhje banesash në zonën e Bergamos. Ngjarja u zbulua pasi karabinierët identifikuan një automjet të dyshimtë në Albano Sant’Alessandro dhe e ndoqën deri në Torre de’ Roveri. Pas një ndalese pranë një fushe sportive, drejtuesi mori në makinë dy persona të tjerë që vinin nga zonat bujqësore përreth, duke shtu

Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi dyshohet se ishte i përfshirë në dy vjedhje banesash në zonën e Bergamos. Ngjarja u zbulua pasi karabinierët identifikuan një automjet të dyshimtë në Albano Sant’Alessandro dhe e ndoqën deri në Torre de’ Roveri. Pas një ndalese pranë një fushe sportive, drejtuesi mori në makinë dy persona të tjerë që vinin nga zonat bujqësore përreth, duke shtuar dyshimet e policisë.

Sapo panë efektivët, tre personat braktisën automjetin dhe u larguan me vrap drejt fushave. Dy prej tyre arritën të arratisen, ndërsa 32-vjeçari shqiptar u kap pas një përleshjeje me karabinierët, gjatë së cilës një prej efektivëve mbeti i plagosur. Gjatë kontrollit, policia sekuestroi mbi 1 mijë euro, bizhuteri ari dhe disa sende të tjera me vlerë, si dhe mjete që dyshohet se përdoreshin për vjedhje banesash.

Pas arrestimit dhe dërgimit në burgun e Bergamos, gjykata vendosi që 32-vjeçari të qëndrojë në arrest shtëpie, nën mbikëqyrjen e byzylykut elektronik. Ndërkohë, karabinierët vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht përfshirjen e tij në vjedhjet e dyshuara dhe për të identifikuar dy bashkëpunëtorët e tjerë, të cilët vijojnë të jenë në kërkim.