Një makinë luksoze tip “Land Rover Defender” e sekuestruar disa muaj më parë në garazhin e vilës së Ergys Agasit pranë "Equos Resort", i është nënshtruar një ekspertimi për krahasimin me një tjetër mjet tip “Land Rover Defender” që u përdor në rrëmbimin në mes të ditës të biznesmenit, Gerond Meçe.
Pasi janë kryer veprimet e nevojshme nga policia shkencore, raportohet se rezultatet e aktit te ekspertimet kanë përfunduar në telefonin e Ergys Agasit para se t’i dërgohenin Prokurorisë së Posaçme. Ky fakt ka dalë edhe në dosjen e SPAK, ku evidentohet se Agasi ishte njohur më para me aktin e ekspertimit.
Nga përmbajtja e komunikimeve të telefonave të sekuestruar në makinën ku u kap Agasi ditën e arrestimit, rezulton se Fatjon Kalluçi i ka dërguar me mesazhe në telefon fotografi të fletëve origjinale të Aktit të Ekspertimit të provave materiale.
Mesazhet e shkëmbyera mes Agasit dhe Kalluçit: Ergys Agasi: Kur është bërë kqyrja e defenderit gg444aa jo range vishnje…
Kalluçi: Këto kanë qënë brenda sipas këtyre Photo. Këto ka pas vendime vetë si prova kur ka ardh tek ne për ekspertim.
Kalluçi: Po besoj do kenë mbajt ndonjë procesverbal kur kanë bërë kqyrje të mjetit.
Ergys Agasi: Ok e kuptoj ajo pastaj e hedh posht me avokat nuk pranohen ne gjykat si prova pastaj
Kalluçi i dërgon Ergys Agasit një fotografi dhe më pas i shkruan si më poshtë vijon:
…Këto janë të tjerat që janë gjet si objekte.
Ergys Agasi: Një dosje plastike e sajo sr.
Kalluçi: Nuk e di vlla ça të them se kqyrja sështë bërë tek ne e kane bërë vetë ata. Ata na sollën këto prova të paketuara vetëm për të bërë ekzaminimin për të nxjer gjurmët AND-së, ku se si e dinë ata. Po të shof nëse gjej gjë e të nis procesverbalin.
Më tej në dosjen e SPAK flitet se ata flasin në telefonatë dhe më tej, Ergys Agasi i shkruan sërisht Kalluçit duke thënë:
E mo vlla si je…? O vlla, ore shife njëherë vetë mundësin nëse ke ndonjë verdallë këto ditë, ti jap ndonjë drekë këtyre shokëve na haroj fare ai shoku.
O vlla…
Kryhen dy telefonata: O vlla ca bëre si të kam?
Sot do i kem për darkë në Durrës ata shokët… /CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

