Lajme Zone
Gjykata britanike jep vendimin/ Russell Brand shpallet fajtor për përdhunim dhe sulme seksuale
BotëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Gjykata britanike jep vendimin/ Russell Brand shpallet fajtor për përdhunim dhe sulme seksuale

Aktori dhe komediani britanik Russell Brand është shpallur...

Aktori dhe komediani britanik Russell Brand është shpallur fajtor për një akuzë përdhunimi dhe tri akuza për sulm seksual. Vendimi u dha nga një juri në Gjykatën e Southwark në Londër. Po ashtu Brand u shpall i pafajshëm për dy akuza të tjera përdhunimi dhe një akuzë për tentativë sulmi të pahijshëm seksual.

Akuzat ndaj tij lidhen me ngjarje të ndodhura gjatë periudhës 1999–2009, kur ai po ndërtonte karrierën e tij, nga skenat e humorit në televizion dhe më pas në Hollywood. Vendimi përfundimtar mbi masën e dënimit pritet të jepet të hënën e ardhshme.

Akuzat ndaj komedianit u bënë publike në shtator të vitit 2023, pas një investigimi të publikuar nga gazeta britanike The Sunday Times dhe emisioni investigativ Channel 4 Dispatches. Disa gra rrëfyen përvojat e tyre, duke e akuzuar Brand për përdhunim, abuzim seksual dhe trajtim degradues.

Pas publikimit të investigimit, katër gra iu drejtuan autoriteteve me akuza penale ndaj tij, ndërsa dy të tjera dolën përpara pasi Brand ishte akuzuar zyrtarisht. Gjatë procesit gjyqësor, dëshmitë e grave përshkruan raste kur Brand dyshohet se i detyronte të kryenin akte seksuale, në disa raste vetëm pak sekonda pasi ishin takuar për herë të parë.

Prokuroria argumentoi se ai kishte shfrytëzuar famën dhe ndikimin e tij për të siguruar marrëdhënie seksuale, ndërsa në proces u ngritën gjithashtu shqetësime për rolin e njerëzve të rrethit të tij dhe drejtuesve të industrisë së spektaklit, të cilët akuzoheshin se kishin mbyllur sytë ndaj sjelljes së tij.

Russell Brand, i njohur për humorin e tij provokues dhe deklaratat kontroverse, u bë i famshëm në fillim të viteve 2000, duke prezantuar programe televizive dhe emisionin e tij në BBC Radio. Ai u shfaq gjithashtu në filma të njohur të Hollywood-it, përfshirë Forgetting Sarah Marshall dhe Get Him to the Greek.

Vitin e kaluar, Brand u deklarua i pafajshëm për akuzat fillestare, duke thënë se ishte mirënjohës për mundësinë për të mbrojtur veten përpara gjykatës.

"Kam qenë i varur nga droga, i varur nga seksi dhe një idiot, por ajo që nuk kam qenë kurrë është përdhunues", deklaroi ai, duke mohuar se kishte kryer ndonjëherë marrëdhënie seksuale pa pëlqimin e palës tjetër. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.