Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen sa më shpejt, duke deklaruar se protesta e të rinjve dhe të rejave në Tiranë është një thirrje ulëritëse për ndryshim, që nuk mund të ndalet as me dhunë, as me propagandë dhe as me injorim. Në një reagim nga Uashingtoni, ku ndodhet për disa takime zyrtare, Shehaj thekson se Shqipëria ka vuajtur mjaftueshëm kostot e qeverisjes së korruptuar dhe se Edi Rama nuk duhet t’i shkaktojë vendit kosto të tjera për të mbajtur pushtetin me çdo kusht. “Po ndjek nga Uashingtoni, ku jam për disa takime zyrtare, atë që po ndodh në Tiranë. Protesta e të rinjve dhe të rejave në Tiranë është një thirrje ulëritëse për ndryshim. Është një ndryshim që nuk ka për të ndalur as me dhunë, as me propagandë dhe as nga injorimi i Edi Ramës. Shqipëria ka vuajtur mjaftueshëm kostot e kësaj qeverisjeje të korruptuar. Edi Rama duhet t’i kursejë kosto të tjera si pasojë e këmbënguljes së tij për të mbajtur pushtetin me çdo kusht. Edi Rama duhet të japë dorëheqjen sa më shpejt”, shprehet Shehaj. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

