Protestuesit vijojnë të grumbulluar në sheshin para Kryeministrisë. Situata e deritanishme në protestë paraqitet e qetë, ndërsa një grup të rinjsh ja kanë marrë valles në bulevard.
Një pjesë e tyre kanë tentuar po ashtu të komunikojnë me forcat e policisë të vendosura anash godinës së Kryeministrisë. Në terren vijojnë të jenë një numër i madh i forcave policore dhe mjetë ujëheshëse, ndërsa më herët tensione dhe përplasje u regjistruan para Ministrisë së Arsimit. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

