Lajme Zone
Të rinj të shoqëruar në Durrës/ Denoncuesit: I kanë rrahur brenda në rajon
PolitikëCNA

Të rinj të shoqëruar në Durrës/ Denoncuesit: I kanë rrahur brenda në rajon

Protestuesit po tentojnë të shpërthejnë dyert e Ministrisë...

Një denoncim ka mbërritur pranë redaksisë së CNA nga familjarë që po presin jashtë drejtorisë së Policisë Durrës për të miturit që janë shoqëruar pas protestës së sotme.

Sipas denoncimit, të shoqëruarit janë dhunuar nga policë brenda rajonit.

Familjarët të shqetësuar shprehen se kanë shkuar në drejtorinë e Policisë Durrës për të marrë fëmijët e tyre apo informacion me atë që po ndodh me fëmijët e tyre por si përgjigje kanë marrë “Largohuni”.

Familjarëve nuk u është dhënë asnjë sqarim dhe u është kërkuar të largohen.

Denoncuesit kanë sjellë dhe pamje ku të mitur tregojnë se të tjerë protestues të shoqëruar janë dhunuar./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.