Lajme Zone
“Të q* robt, të q* motrën”/ Sherr dhe tensione në Kuvend, momenti kur ish-ministri “shpërthen” në sharje ndaj demokratëve (VIDEO)
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

“Të q* robt, të q* motrën”/ Sherr dhe tensione në Kuvend, momenti kur ish-ministri “shpërthen” në sharje ndaj demokratëve (VIDEO)

Seanca e sotme plenare në Kuvend është shoqëruar me tensione të forta, përplasje fizike dhe fyerje mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës.

Seanca e sotme plenare në Kuvend është shoqëruar me tensione të forta, përplasje fizike dhe fyerje mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Deputetët demokratë kanë marrë disa prej kartave të votimit të socialistëve, në shenjë kundërshtimi ndaj miratimit të projektligjeve pa debat parlamentar. Në një moment, deputeti i Partisë Demokratike, Fidel Kreka, i ka rrëmbyer kartën e votimit një deputeti socialist, çka ka sjellë ndërhyrjen e ish-ministrit Ervin Hoxha. Ky i fundit është përplasur me deputetin demokrat, i cili e ka shtyrë gjatë debatit. Situata është tensionuar më tej, ndërsa Hoxha ka reaguar me fyerje të rënda ndaj Krekës. Ish-ministri dëgjohet duke bërtitur: “Të q* robt, të q* motrën”, ndërsa deputetë të tjerë ndërhyjnë për të qetësuar situatën dhe për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit. Pavarësisht tensioneve dhe kundërshtimeve të opozitës, mazhoranca socialiste ka vijuar me votimin e projektligjeve të parashikuara në rendin e ditës, ndërsa pas votimin mbylli seancën. View this post on Instagram A post shared by News24 Albania (@news24al) © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb