Tërmeti në Hagë dhe lëkundjet në Prishtinë e Tiranë. Vendimi i Dhomave të Specializuara në Hagë për 4 ish-krerët e UÇK-së me dënimin e tyre respektivisht: 25 vite burg Hashim Thaçi, po kaq Jakup Krasniqi, 18 vite Kadri Veseli dhe 13 Rexhep Selimi, tronditi shqiptarët në të katër anët e globit. Zemërim, revoltë e mospajtim rrugëve e shesheve të Holandës dhe Kosovës dhe reagime të prera nga SHBA e BE.
Deklaratat në Prishtinë e Tiranë dhe tronditja e familjarëve të të paraburgosurve në Hagë. Kush dhe çfarë e solli këtë verdikt? Çfarë do të thotë ai për të të shkuarën dhe të ardhmen politiko-historike të Kosovës? Sytë nga Apeli: Sa shanse ka që rrota e fatit të kthehet në favor të ish-krerëve të UÇK-së? A ka raste të ngjashme historia që mund të rrisin shpresën dhe pritshmëritë për një vendimmarrje ndryshe nga Apeli? Efekti kohë që i kushton shtrenjtë, sidomos Jakup Krasniqit, që përpos moshës 75 vjeç, ka edhe probleme shëndetësore... Çfarë mund të lexojmë përtej faktit që vendimmarrja erdhi nga një gjyqtar amerikan si Smith III? Çfarë duhet të bëjë tani, Prishtina dhe Tirana zyrtare që t’i vijë sadopak në ndihmë këtij procesi? Po revolta në rrugë e sheshe, i ndihmon apo i prish punë atij? Këto dhe shumë zhvillime të tjera politike në vend, vijnë sonte në "Të Pashoq", ora 21:00. Ilir Kulla çel sezonin e ri të "Të Pashoq" dhe jep prononcimin e parë të tij mbi atë që ndodhi sot në Hagë. Na ndiqni!uÇk ilir kulla images 6 ilir kulla Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Live

