Lajme Zone
"Të Pashoq: "Kokat që do të priten” në Asamblenë e PS-së! I ftuar Ilir Kulla
BotëPamfleti

"Të Pashoq: "Kokat që do të priten” në Asamblenë e PS-së! I ftuar Ilir Kulla

I ftuar në emisionin “Të Pashoq”, në kanalin YouTube të Pamfletit, Kulla argumentoi se faktori kryesor që ka ndikuar në pakënaqësinë e votuesve amerikanë është inflacioni, i cili, sipas tij, është përkeqësuar nga konfliktet ushtarake dhe pasiguria në tregjet ndërkombëtare.

14 MINUTA ME PARE “Trump humbi për shkak të luftës me Iranin”, Ilir Kulla: Inflacioni goditi republikanët, Perëndimi po humbet ndikimin global Eksperti i sigurisë Ilir Kulla Eksperti i sigurisë Ilir Kulla ka analizuar rezultatin e zgjedhjeve të mesmandatit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e cilësuar humbjen e republikanëve si një goditje të drejtpërdrejtë politike për presidentin Donald Trump.

I ftuar në emisionin “Të Pashoq”, në kanalin YouTube të Pamfletit, Kulla argumentoi se faktori kryesor që ka ndikuar në pakënaqësinë e votuesve amerikanë është inflacioni, i cili, sipas tij, është përkeqësuar nga konfliktet ushtarake dhe pasiguria në tregjet ndërkombëtare.

“Ne kemi thënë këtu, para se të ndodhte, që armiku më i madh politik i klasës politike në Perëndim është inflacioni”, deklaroi Kulla.

Sipas tij, rritja e çmimeve ka ndikuar prej vitesh në ndryshimin e ekuilibrave politikë në Evropë dhe në SHBA. Ai kujtoi se pakënaqësia për koston e jetesës ishte një nga faktorët që ndihmoi Trumpin të rikthehej në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024. Por, sipas ekspertit, e njëjta çështje ekonomike është kthyer tashmë kundër presidentit amerikan.

Kulla e lidhi këtë zhvillim veçanërisht me luftën kundër Iranit dhe ndikimin e saj në sigurinë energjetike dhe transportin ndërkombëtar. Ai argumentoi se vështirësitë në Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët kryesore të transportit botëror të naftës, si dhe pasiguria në Detin e Kuq, kanë ndikuar në rritjen e kostove të transportit dhe energjisë. Sipas tij, këto zhvillime përkthehen drejtpërdrejt në çmime më të larta për konsumatorët, nga karburantet dhe energjia elektrike deri te produktet ushqimore.

“Pamundësia për ta fituar luftën me Iranin dhe bllokimi i Hormuzit, por jo vetëm i Hormuzit, edhe i Detit të Kuq, do ta çonte situatën në një konflikt global ku instrumenti më i rrezikshëm do të quhej inflacion”, u shpreh Kulla.

Eksperti pretendoi se administrata Trump u përpoq të lehtësonte presionin mbi çmimet e energjisë përmes një afrimi me Rusinë dhe lehtësimit të kufizimeve ndaj naftës ruse, por këto masa, sipas tij, erdhën vonë dhe nuk dhanë efektin e nevojshëm.

“Ai erdhi në pushtet për shkak të krizës, për shkak të inflacionit. Dhe humbi thellë. Kjo ishte humbje personale e tij, nuk ka dyshim për këtë gjë”, deklaroi Kulla.

Në analizën e tij, eksperti ia atribuoi një pjesë të përgjegjësisë për zhvillimet në Lindjen e Mesme edhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu. Kulla pretendoi se Trump kishte marrë vendime lidhur me Iranin duke u mbështetur në vlerësime të drejtuesve izraelitë, përfshirë Netanyahun dhe ish-drejtorin e Mossadit, David Barnea. Sipas tij, synimi për të dobësuar udhëheqjen iraniane nuk dha rezultatin politik që pritej.

Eksperti u ndal edhe te roli i komunitetit katolik në politikën amerikane dhe marrëdhëniet mes administratës Trump dhe Papës. Ai pretendoi se qëndrimet e Papës ndaj konfliktit në Lindjen e Mesme dhe përplasjet me administratën amerikane mund të kenë ndikuar në orientimin e votuesve katolikë.

Kulla e cilësoi të rëndësishëm edhe sinjalin politik që, sipas tij, Papa ka dhënë përmes deklarimit të synimit për të votuar në zgjedhjet amerikane. Ai argumentoi se një ndryshim në qëndrimin e votuesve katolikë, të cilët tradicionalisht përfshijnë edhe një elektorat konservator, mund të ketë pasoja për Partinë Republikane.

Pjesë nga intervista:

-Flasim pak, se në këtë studio nuk e kemi komentuar rezultatin e zgjedhjeve të mesmandatit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës... Një fitore për demokratët, një humbje e thellë për republikanët... Fatura, sigurisht, i shkon Donald Trump-it. Demokratët marrin kontrollin e dy dhomave të Kongresit... Gjithë gjërat tashmë, nuk ka pjesë. Flitet për hetime të mundshme që mund të iniciohen tashmë që demokratët kanë shumicën. Nga ana tjetër, po flitet edhe për largime të mundshme, lakohet emri i sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hegseth, megjithatë është mohuar nga vetë Trump. Dua një analizë për këtë situatë atje, por edhe pastaj për si mund të ndikojë lidhur me Shqipërinë, se në mediat ndërkombëtare dje po flitej që, për shembull, demokratët kërkojnë nisjen e hetimeve edhe për projekte si ai i Jared Kushner në Shqipëri, për shembull.

Ilir Kulla: Atëherë, le t'i marrim gjërat një nga një.

-Një nga një, ok.

Ilir Kulla: Që të vijmë pastaj edhe te Shqipëria, që unë e shoh periferike, nuk e lidh. Po gjithsesi do t'i diskutojmë ndarjet. E para, ne kemi thënë këtu, para se të ndodhte, që armiku më i madh politik i klasës politike në Perëndim është inflacioni. E shkatërroi inflacioni që vjen nga lufta në Rusi gjithë klasën politike në Evropë. Mjafton të shohësh sa kryeministra kanë ndryshuar në Britaninë e Madhe për pesë vjet luftë, katër vjet. Dhe edhe në SHBA, sepse kështu erdhi dhe Trumpi në pushtet. Por kjo që ndodhi tani në SHBA, kjo ishte një shuplakë e fortë politike për të gjithë historinë nga 2022-shi deri në 2026-n, ku jemi, përfshirë dy luftërat, po sidomos ngjarjet e vitit të fundit. Pra, me luftën në Iran. Nëse do të ktheheshim mbrapa në këtë studio, pra kur filloi konflikti në Iran dhe kur unë ta pata paralajmëruar që do të fillojë lufta me Iranin, kemi thënë saktësisht këtë që po ndodh tani. Që pamundësia për ta fituar luftën me Iranin dhe bllokimi i Hormuzit, po jo vetëm i Hormuzit, po edhe i Detit të Kuq, do ta çonte situatën në një konflikt global ku instrumenti më i rrezikshëm do të quhej inflacion, te bazat që ai ka në jetën drejtpërdrejt të njerëzve, që është nëpërmjet sigurisë detare dhe sigurisë së transportit detar, por edhe sigurisë energjetike, te dy argumentet kryesore, pra energjia dhe shporta. Dritat.

Presidenti Trump u mundua që nëpërmjet një marrëveshjeje me Rusinë, po ishte shumë vonë, pra nëpërmjet heqjes së sanksioneve të Rusisë për naftën e të tjerë, të ulte çmimet, po ishte shumë vonë, po edhe e pamjaftueshme. Që do të thotë, ai erdhi në pushtet për shkak të krizës, për shkak të inflacionit. Dhe humbi thellë, dhe kjo ishte humbje personale e tij, nuk ka dyshim për këtë gjë, pikërisht për shkak të një vendimi personal të tij, pas një sugjerimi që atij iu bë, që mund të kishte një sukses të tipit Venezuelë ndaj Iranit. Dhe këtë sugjerim ia bëri David Barnea, ish-drejtori i Mossadit, bashkë me Bibi Netanyahun. Është e vërtetë që ata vranë Ajatollahun, po ta kam thënë dhe herë tjetër, vranë një njeri të moshuar që do të vdiste për një vit, një vit e gjysmë, se kishte një tumor në pankreas, dhe ata e dinin këtë gjë, nuk është se nuk e dinin. Por në vend që goditjen e bënë gjatë muajit të Ramazanit, në vend që ta dobësonin regjimin, bënë saktësisht të kundërtën. Dhe tani është që sistemi perëndimor është më i dobët se s'ka qenë ndonjëherë, të paktën që nga koha e përfundimit të komunizmit, në raport me pjesën tjetër të botës, pra me Lindjen.

Zgjedhjet në Brazil nuk dhanë pritshmërinë e një lideri në krye të një vendi të BRICS-it që do të largohej nga BRICS-i, përkundrazi, rikonfirmuan Lulën. Inflacioni, fatkeqësisht, po e shohim në gjithë Evropën, pra në jugun e Italisë ka dhënë rezultate që i kemi parë, rrugët e bllokuara, kamionët e bllokuar dhe supermarketet bosh si në kohë të komunizmit te ne. Argumenti politik në çdo vend ku do të ketë zgjedhje gjashtë muajt e ardhshëm, siç është Franca, Spanja, Italia e të tjerë, është po i njëjti. Rezultatet e zgjedhjeve rajonale në Gjermani i kemi parë, domethënë kemi parë CDU-në 35% edhe AfD-në e ekstremit të djathtë 45%. Pra, kemi parë që ai vendim politik për të filluar luftën për llogari politike të Benjamin Netanyahut, i cili nuk do të jetë kryeministër i Izraelit gjithashtu, në fakt, në vend që ta forconte Netanyahun dhe të forconte Trumpin, njërin e shkatërroi totalisht politikisht dhe tjetrin e dobësoi. Kjo ndodh kur ti bën gjeopolitikë në bazë të dëshirës dhe jo të leximit të realitetit. Në këto kushte, edhe tentativa për të bërë një negociatë direkte mes Rusisë dhe Ukrainës në Abu Dhabi dy ditët e fundit dështoi. Pati vetëm një marrëveshje të vogël për lirimin e pengjeve, po kjo...

-Atë kisha pyetjen e radhës, po e dogje.

Ilir Kulla: S'e dogja, vazhdo bashkëbisedimin kështu. Jo, unë e mbyll, nuk ka pritshmëri, sepse pritshmëritë në fakt lidhen të gjitha me Samitin e Shenzhenit, në Kinë, samitin e tretë mes Kim Jong-un-it, Trump-it dhe Putinit në muajin dhjetor.

-Po.

Ilir Kulla: Pra, nëse në Jaltë u vendos për paqen në Evropë për 40 vjet, pra sistemi i sigurisë evropiane në atë kohë dhe botërore, po në Evropë në vitin 1945, Shenzheni rrezikon të jetë Jalta botërore. Dhe unë nuk mendoj që realisht ka humbur vetëm Trumpi. Realisht, zgjedhjet në Amerikë treguan dobësinë e sistemit perëndimor. Pra, që vendimmarrjet politike ndryshojnë shumë shpejt, në pak kohë, pa llogari gjeopolitike, vetëm për shkak të asaj që ne e quajmë demokraci direkte, pjesëmarrje direkte dhe interes direkt i njerëzve, të cilët thonë: “Ç'më duhet mua ç'ndodh në Iran edhe ç'ndodh në Ukrainë, kur unë jam qytetar, për shembull, i një shteti në Amerikë dhe shoh që galloni i naftës shkoi nga kaq, u trefishua?”

Ose kilja e bukës më shkoi nga kaq e ashtu... Pra, ose dollari, në vend që unë të blija kaq gjëra, ka më pak vlerë. Pra, thjeshtimi i gjërave, që në fakt tregon që popull torollak nuk ka vetëm Shqipëria, ka dhe në Amerikë. Thjesht atje është në një format tjetër. Pra, nuk janë mësuar amerikanët pas Luftës së Dytë Botërore të jetojnë si të varfër. Pra, nëse rritja e numrit në mënyrë vertikale të të varfërve nga 2020-ta deri te 2024-a, kur u zgjodh Trumpi, e solli Trumpin në pushtet për herë të dytë në zgjedhje të treta, po për të njëjtën arsye çoi në shkatërrimin politik të republikanëve në këto zgjedhje që ishin shumë të rëndësishme. Askush më mirë dhe më qartë nuk e ka thënë këtë gjë dhe nuk e ka artikuluar këtë gjë sesa zëvendëspresidenti i SHBA-së.

I cili është...

Ilir Kulla: Është i ri, ka ambicie, është i zoti, ka dhe një projeksion politik më të qartë në raport me atë që po ndodh, dhe për shkak të pozicionit që është... Shiko se ka, ka, ka një lëvizje historike në këto zgjedhjet në Amerikë, të paparë, që është kryetar shteti. Duke qenë se është dhe shtetas amerikan, pikërisht për shkak të përplasjes që u bë SHBA-Papë, për shkak të luftës në Iran dhe Izraelit, tha: “Unë do të marr pjesë në zgjedhjet në Amerikë, do të votoj” me postë.

-Po, e paprecedentë ishte.

-Ilir Kulla: Ky ishte një instigim i qartë për t'u thënë katolikëve: “Katolikë, ju që votuat Trumpin dy vjet më parë për shkak të zëvendëspresidentit që është katolik, do të votoni të gjithë kundër Trumpit.” Kjo, për shembull, është një gjë që pak njerëz e kanë lexuar. Po kjo nuk është një gjë e vogël, sepse në tërësinë e vet, katolikët çfarë janë? Janë konservatorë. Pra, që katolikët të kthehen kundër Trumpit dhe kjo nëpërmjet Papës, sepse ishte Papa instrumenti politik i cili u sulmua për shkak të luftës në Izrael, tregon që në fakt ne jemi në një konflikt politik global si asnjëherë më parë. 30 MINUTA ME PARE “Veliaj drejt përplasjes përfundimtare me PS-në”, Ilir Kulla: Asambleja e 14 nëntorit mund të jetë vendimtare Eksperti i sigurisë Ilir Kulla Eksperti i sigurisë Ilir Kulla ka paralajmëruar se Asambleja e Partisë Socialiste, e planifikuar për më 14 nëntor, mund të shënojë një moment vendimtar në marrëdhëniet mes kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe forcës politike që ai përfaqëson.

I ftuar në emisionin “Të Pashoq”, në kanalin YouTube të Pamfletit, Kulla komentoi kërkesën zyrtare që Veliaj ka paraqitur nga paraburgimi i Fierit për të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë, fizikisht, përmes një lidhjeje virtuale ose duke iu drejtuar anëtarëve me një letër.

Kjo pasi Veliaj i ka dërguar kërkesë sekretarit të përgjithshëm të PS-së, Blendi Klosi, si dhe drejtuesit të SPAK-ut. Kërkesa vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes Veliajt dhe drejtuesve të Partisë Socialiste janë bërë objekt diskutimi publik. Një ditë më parë, Klosi i kishte sugjeruar kryebashkiakut, gjatë një interviste televizive, që të përqendrohej te çështjet e tij me drejtësinë dhe jo te veprimtaria partiake.

Për Ilir Kullën, çështja nuk lidhet vetëm me marrëdhënien personale apo politike mes Veliajt dhe drejtuesve socialistë, por ngre pyetje për të drejtat politike të një zyrtari të zgjedhur që ndodhet në paraburgim.

“Cili është vendimi politik i marrë nga sekretari i përgjithshëm i partisë, Blendi Klosi, apo nga Partia Socialiste, që t'ia ndalojë aktivitetin politik të paraburgosurit të zgjedhur me votat e popullit?”, u shpreh Kulla.

Ai argumentoi se fakti që Veliaj ndodhet në paraburgim nuk duhet të sjellë automatikisht përjashtimin e tij nga veprimtaria politike. Sipas ekspertit, Partia Socialiste duhet të bëjë dallimin mes një vendimi të brendshëm politik për anëtarësinë e Veliajt dhe kufizimeve që mund të rrjedhin nga një vendim gjyqësor.

“Erion Veliaj ka të drejtë të shkojë në mbledhje, qoftë edhe online, të dëgjohet. Ata me vota mund ta rrëzojnë, siç e kanë rrëzuar, por këtu nuk është më çështje votash, është çështje fryme”, deklaroi Kulla.

Eksperti theksoi se PS-ja duhet të marrë një qëndrim të qartë nëse nuk dëshiron që Veliaj të vijojë veprimtarinë brenda strukturave të saj.

“Ose vendimi politik, pra të shtunën PS-ja duhet të marrë vendim politik të thotë: ‘Ne e përjashtojmë Erion Veliajn’, edhe këtu mbyllet historia e Erion Veliajt me Partinë Socialiste, ose instrumenti juridik, i cili thotë: ‘Je i dënuar’”, u shpreh ai.

Kulla kundërshtoi edhe qëndrimin e Blendi Klosit, duke argumentuar se problemet e Veliajt me drejtësinë nuk i japin automatikisht drejtuesve të partisë kompetencën për t'ia kufizuar pjesëmarrjen në diskutimet politike.

Eksperti ngriti gjithashtu shqetësime për transferimin e Veliajt nga paraburgimi i Durrësit në atë të Fierit, duke pretenduar se largësia e re e vështirëson kontaktin me familjarët. Kulla përmendi moshën dhe gjendjen shëndetësore të nënës së kryebashkiakut, si dhe faktin që ai ka dy fëmijë të vegjël.

“Edhe e çojnë edhe nja 100 kilometra të tjera më larg. Për çfarë bëhet kjo? Për t'ia nxirë jetën atyre që janë jashtë, jo atij që është brenda”, deklaroi ai.

Për ekspertin, mënyra se si institucionet dhe Partia Socialiste do ta trajtojnë kërkesën e Veliajt do të tregojë edhe aftësinë e sistemit politik për të respektuar të drejtat e përfaqësuesve të zgjedhur. Ai argumentoi se Veliaj përfaqëson një rast që nxjerr në pah probleme më të gjera në marrëdhëniet mes politikës, drejtësisë dhe institucioneve demokratike.

“Erion Veliaj është një nga shprehjet e krizës politike që ka mbërthyer vendin dhe të sistemit”, deklaroi Kulla.

Pjesë nga intervista:

-Ok. Tani... mbetemi tek Asambleja e Partisë Socialiste. Nga paraburgimi i Fierit ka bërë një kërkesë zyrtare kryebashkiaku në detyrë i Tiranës, Erion Veliaj. Kërkon pjesëmarrjen në një mënyrë a në një tjetër, direkt apo virtualisht, fizikisht, apo qoftë edhe duke iu drejtuar me një letër anëtarëve të Asamblesë së Partisë Socialiste. Letra i është dërguar sekretarit të përgjithshëm të Partisë Socialiste, Blendi Klosit, dhe kreut të SPAK-ut, sigurisht. Në një intervistë televizive, një ditë më herët, Blendi Klosi, për shembull, i rekomandoi kryebashkiakut Veliaj që më mirë të merret me organet e drejtësisë sesa me partinë. Çfarë do të thotë kjo kërkesë e Veliajt, si mund të realizohet në një formë a në një tjetër dhe pse po e bën ai këtë?

Ilir Kulla: Atëherë shiko... kjo vjen në një moment shumë interesant. Është momenti në të cilin Gjykata e Strasburgut i ka dhënë të drejtë Fredi Belerit pas tre vjetësh.

-Po, një ditë më parë.

Ilir Kulla: Për paraburgimin. Edhe Erion Veliaj, si kryetar bashkie i zgjedhur, se flasim për demokracinë, se ky është sistemi. Ka bërë kërkesë me avokatët e tij pikërisht në Strasburg.

-Po cilat janë të drejtat politike të një njeriu të zgjedhur? Ilir Kulla: Janë të drejtat për të ushtruar aktivitetin e tij politik, qoftë edhe nga burgu. Pra... Cili është vendimi politik i marrë nga sekretari i përgjithshëm i partisë, Blendi Klosi, apo nga Partia Socialiste, që t'ia ndalojë aktivitetin politik të paraburgosurit të zgjedhur me votat e popullit, që s'po ia përmend emrin, po po them të paraburgosuri i zgjedhur, që sot është kryetari i Bashkisë?

Pra, me cilin instrument juridik i ndalohet atij kjo gjë? Sepse instrumenti juridik që t'ia ndalojë është një dënim përfundimtar nga gjykata. Dhe një nga dënimet që të japin, është edhe... mos... siç u dënua, për shembull, Ervin Salianji, që për kaq vjet nuk... të ndalohet të mos jesh pjesë e institucioneve apo e jetës politike. Pra, edhe njëherë, flasim për sistemin. Pra, Erion Veliaj ka të drejtë të shkojë në mbledhje, qoftë edhe online, të dëgjohet, ata me vota mund ta rrëzojnë, siç e kanë rrëzuar, po këtu nuk është më çështje votash, është çështje fryme. Por vijmë edhe njëherë te sistemi: pra, me cilin instrument ti ia ndalon sot aktivitetin politik në paraburgim bashkëkryetarit të opozitës, ish-presidentit të vendit dhe ish-kryeministrit të vendit që është në paraburgim? Dhe po me të njëjtin mjet, me cilin instrument ti i ndalon kryetarit të Bashkisë më të madhe të zgjedhur të vendit që vjen pikërisht nga partia që është në pushtet, pra... Cili është instrumenti? Nuk ke një instrument ligjor që ti ta ndalosh atë të marrë pjesë në veprimtarinë politike të vendit. I vetmi instrument është represioni i quajtur paraburgim, që do të thotë, Gjykata e Strasburgut që e ke dy herë kot, ta ka përmendur një herë për Gërçin dhe një herë për Fredi Belerin. Dhe Fredi Beleri është rasti më i ngjashëm. Madje, Veliaj është edhe më i lartë se Fredi Beleri, sepse Fredi Beleri nuk e mori kurrë, u zgjodh dhe nuk e mori kurrë funksionin e kryetarit të Bashkisë, nuk e lanë pra. Kurse Veliaj është i zgjedhur dhe e kryen funksionin e kryetarit të Bashkisë.

Dhe ka dy instrumente që mund ta ndalojnë. O vendimi politik, pra të shtunën PS-ja duhet të marrë vendim politik të thotë: “Ne e përjashtojmë Erion Veliajn”, edhe këtu mbyllet historia e Erion Veliajt me Partinë Socialiste, ose instrumenti juridik, i cili thotë: “Je i dënuar”, pra kjo që thotë Blendi Klosi, thotë: “Edhe shih hallet me drejtësinë ti, aman vëlla, unë jam... s'jam dënuar, unë po vazhdoj luftën”. Dhe ti, në cilën formë ma ndalon mua pjesëmarrjen në aktivitetin tim politik? Dhe aq më tepër kur kjo vjen pas faktit që, pikërisht për t'ia komplikuar jetën familjes së tij, sepse ai paraburgimi ishte në Durrës, paraburgim, po një njeri që ka nënën 78-vjeçare të sëmurë dhe ata e dinë mirë që është e sëmurë, se e njohin nënën personalisht. Dhe ka dy fëmijë të vegjël, njëri nga të cilët foshnjë. Edhe e çojnë edhe nja 100 kilometra të tjera më larg, kjo, për çfarë bëhet kjo? Për t'ia nxirë jetën atyre që janë jashtë, jo atij që është brenda, se ai brenda është. Kështu që... kjo letër e Veliajt dhe pamundësia e tij për të vajtur, për shembull, ose për t'u dëgjuar, qoftë edhe nëpërmjet një letre, ose një videokonference, e të tjerë, është edhe një herë shprehje e domosdoshmërisë së madhe që ka ky vend për transformimin dhe modernizimin e sistemit politik. Pra, Erion Veliaj është një nga... shprehjet e krizës politike që ka mbërthyer vendin dhe të sistemit. Sepse kush është problemi? Problemi është që në një shtet evropian ku duam të shkojmë ne, ai që flet është demokracia, pra sovrani, dhe respektimi i ligjeve. Në rastin konkret ne nuk kemi asnjë shprehje jodemokratike, sepse ai është zgjedhur me votat e njerëzve, tre mandate, në mandatin e fundit më shumë se çdokush tjetër ndonjëherë. Dhe nuk kemi një dënim të formës përfundimtare, siç thotë Strasburgu dhe për rastin... Beleri dhe për rastin... Gërçi. Apo siç është dhe për rastin e kryetarit të Bashkisë së... së Stambollit. Dhe atëherë, nëse jemi në një vend ku nuk respektohet pra... e drejta jote për të ushtruar demokracinë, atëherë për çfarë shteti ligjor po flasim? Po sigurisht, ky do të jetë një moment përplasjeje, ndoshta definitivisht mes Veliajt dhe partisë së vet, por kjo nuk vjen si rrjedhojë e Veliajt për të shkuar drejt përplasjes, por vjen si rrjedhojë e mosfunksionimit të sistemit të drejtësisë në vend. 43 MINUTA ME PARE Rama-Berisha, një tjetër pazar si në 2008-ën? Ilir Kulla: Kryeministri mund të hapë kapitullin e ndryshimeve kushtetuese Në prag të Asamblesë së Partisë Socialiste më 14 nëntor, eksperti i sigurisë Ilir Kulla vlerëson se kryeministri Edi Rama mund të hapë diskutimin për ndryshime të thella në sistemin politik.

I ftuar në emisionin “Të Pashoq”, në kanalin YouTube të Pamfletit, Kulla deklaroi se Rama duket se ka kuptuar nevojën për të adresuar problemet e sistemit politik, të cilat, sipas tij, janë thelluar pas ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008.

Ndër propozimet e mundshme janë ulja e numrit të deputetëve nga 140 në 100, zgjedhja e Presidentit të Republikës drejtpërdrejt nga qytetarët dhe krijimi i një Senati. Duke komentuar këto mundësi, Kulla tha se hapja e debatit për reformimin e sistemit do të përbënte një zhvillim pozitiv, pavarësisht përmbajtjes përfundimtare të propozimeve.

“Edi Rama, me sa duket, na ka dëgjuar edhe në këto bisedat që bëjmë ne te Pamfleti. Sigurisht, nuk do të na citojë kurrë. Por ka kuptuar një gjë: që duhet të adresojë shqetësimet e sistemit. Dhe kjo nuk është gjë e vogël”, u shpreh Kulla.

Sipas tij, Shqipëria ka nevojë për ndryshime që shkojnë përtej emrave të drejtuesve politikë dhe prekin mënyrën se si funksionojnë partitë, Parlamenti dhe përfaqësimi i qytetarëve. Eksperti u ndal veçanërisht te ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, të miratuara në kohën kur Sali Berisha ishte kryeministër dhe Edi Rama drejtonte opozitën. Sipas Kullës, marrëveshja e asaj periudhe forcoi kontrollin e drejtuesve partiakë mbi përzgjedhjen e kandidatëve dhe dobësoi mundësinë e qytetarëve për të ndikuar drejtpërdrejt në përfaqësimin e tyre politik.

Për të ilustruar kritikën, ai bëri një krahasim mes sistemit aktual partiak dhe mënyrës së organizimit të zgjedhjeve gjatë regjimit komunist.

“Sot ne nuk zgjedhim asgjë. Ne sot zgjedhim vetëm dy lista. Pra, nga Fronti Demokratik i atëhershëm kemi kaluar në dy Fronte Demokratike: njëra quhet PS, tjetra quhet PD”, tha Kulla.

Ai argumentoi se kryetarët e partive kanë ndikim vendimtar në përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë dhe për drejtues vendorë, ndërsa qytetarët kanë hapësirë të kufizuar për të ndikuar në këto vendimmarrje.

“Sistemi ynë politik është një Kore e Veriut në High Definition. Se kemi dy parti që janë dy reparte ushtarake”, deklaroi eksperti, duke përdorur një krahasim kritik për mënyrën e organizimit të forcave kryesore politike.

Kulla theksoi se ndryshimi i sistemit nuk mund të kufizohet vetëm te mbajtja e zgjedhjeve, nëse partitë vazhdojnë të kontrollojnë procesin e përzgjedhjes së kandidatëve.

Eksperti e lidhi mundësinë e ndryshimeve edhe me protestat kundër qeverisë, duke vlerësuar se presioni qytetar mund të ketë ndikuar në hapjen e diskutimit për reformimin e sistemit.

“Nëse do të lajmërohet fillimi i ndryshimit të sistemit politik, ky është një lajm shumë i mirë. Dhe nëse këtë gjë e ka lexuar ai të cilit i adresohet protesta, pra kryeministri, kjo është akoma një lajm shumë i mirë”, deklaroi ai.

Në diskutim u përfshi edhe qëndrimi i Ilir Metës, i cili ka kritikuar marrëveshjen kushtetuese të vitit 2008 dhe ka paralajmëruar kundër një marrëveshjeje të ngjashme. Kulla kujtoi se kundërshtimi i Metës ndaj ndryshimeve të vitit 2008 e çoi atë në grevë urie, ndërsa vlerësoi se ish-presidenti e njeh mirë ndikimin që ajo marrëveshje pati në sistemin politik.

“Ilir Meta ka moshë politike sa mosha politike e Sali Berishës dhe Edi Ramës. Sot është në hall, por eksperienca flet”, u shpreh Kulla.

Pavarësisht kritikave ndaj marrëveshjeve të mëparshme politike, eksperti nuk e përjashtoi mundësinë që një reformë e re të sjellë ndryshime pozitive.

Pjesë nga intervista: -Flasim për Asamblenë që do të mbahet më datë 14 nëntor. Asambleja e Partisë Socialiste, priten një sërë zhvillimesh. Të paktën kështu flasin burimet jozyrtare. Mund të ketë ndryshime në poste kyçe në qeveri, por edhe në Partinë Socialiste. Flitet që drejtimin politik të Tiranës do ta marrë vetë në dorë kryeministri Edi Rama. Flitet që ky i fundit do të propozojë edhe tre modele kushtetuese, si për shembull: parlament me 100 deputetë, zgjedhja e presidentit nga populli, një dhomë senati etj., etj. Çfarë presim nga Asambleja e Partisë Socialiste?

Ilir Kulla: Shiko... ajo gjë që duket... është që... dhe kjo ndoshta edhe për shkak të instrumenteve që ka përdorur edhe me konsulentë të huaj... është që... do s'do... Edi Rama me sa duket na ka dëgjuar edhe në këto bisedat që bëjmë ne te Pamfleti, sigurisht nuk do na citojë kurrë, se natyrisht kjo është normale. Por ka kuptuar një gjë që duhet të adresojë shqetësimet e sistemit. Dhe kjo nuk është gjë e vogël. Pra... që atë e gënjejnë publikisht dhe privatisht një pjesë e vartësve të tij, edhe me dëshirën e tij, kjo gjë është publike tashmë. Por që vendi ka nevojë të adresojë ndryshime të thella në sistemin politik, edhe kjo gjë është e domosdoshme. Ja ku erdhëm... 18 vjet pas 2008-s. Edhe atëherë ishte shumë e rëndësishme sepse 2008-a është koha në të cilën na u hap rruga për në NATO. Pra u mor vendimi politik, atëherë u bë kjo. Se në 2009-n ne kemi anëtarësimin, në 2008-n morëm ftesën për samitin e Bukureshtit. Dhe tani jemi përballë një sezoni të ri politik për Bashkimin Evropian. Ky sezon i ri politik për Bashkimin Evropian, përveç komplikacioneve shumë të rënda që ka brenda, ka dhe komplikacionet e çfarë po ndodh në botë dhe në Evropë. Pra nuk jemi më në stinën dhe sezonin që ne themi “Jo po këtë gjë do na e zgjidhë Amerika, jo po këtë gjë do na vijë do na e zgjidhë Evropa.” Janë evropianët që thonë “ore pse unë do merrem me punët e tua, merru e bëji punët e tua.” Pra që të ketë një ndryshim të sistemit politik në Shqipëri, me ose pa konsensus me opozitën. Unë do uroja me konsensus. Që të adresojë dhe shqetësimet e atyre që i kanë vënë nga rruga, pra... që mos e bëjmë atë... se na e çoi vetëm domethënë “nga te Zëri i Rinisë-ja përfunduam te Kadareja, nga Kadareja përfunduam te Zëri i Rinisë” siç thotë Gjon Duka, domethënë. Po që të adresojmë shqetësimet e asaj të shkruarës në gur te ai dialogu që vë ai mëngjes për mëngjes aty te Pirro Kafeja para Kryeministrisë... duhet të dëgjojmë çfarë duan njerëzit. Edhe ky sondazhi thashë unë që, po të bëhen sot zgjedhjet, PS-ja merr 600,000, PD-ja 300,000, dhe pjesa tjetër nuk është pjesë e kësaj, tregon që shumica e popullsisë është kundër këtij sistemi politik. Që do të thotë që ky sistem politik ka nevojë për ratifikim të tërë. Tërësisht, nga themelet. Tani a janë të gjitha të mira ato që do propozojë Rama? S'e di, ta dëgjojmë. Po nëse kemi mbërritur në pikën që ai e ka kuptuar që sistemi politik duhet të ndryshohet në themel, ky është një lajm i mirë për Shqipërinë. Çfarë dua të të them... teknikisht, teknikisht... ju jeni e re, nuk e mbani mend, po në kohë të Partisë së Punës dikur, edhe atëherë kishte vota. Votohej. Madje ishte lajm i madh se merrte pjesë sa më shumë popullsia në vota, dhe thuhej “votuan 95%, votuan 97%”. Dhe thoshin “votuan kandidatët e Frontit Demokratik” domethënë, se kishte vetëm një listë në zgjedhje. Sot de facto si jemi ne? Sot ne nuk zgjedhim asgjë. Ne sot zgjedhim vetëm dy lista, pra nga Fronti Demokratik i atëhershëm kemi kaluar në dy Fronte Demokratike, njëra quhet PS, tjetra quhet PD. Janë listat e mbyllura, ne nuk zgjedhim asnjërin, sepse ata që futen në lista i vendos kryetari i partisë, falë 2008-s. Teorikisht, ne zgjedhim vetëm kryetarët e bashkive, po dhe kryetarët e bashkive, pasi i ka vendosur partia, edhe presidentin e republikës pasi e ka vendosur parlamenti që prapë nga partia, ajo që ka thënë Taulant Balla, do ngelet në historinë e Shqipërisë në fjalorin politik, dikur, pra fillim partia pastaj Shqipëria. Ne sot, ndryshe nga komunizmi, kemi vetëm një gjë: mund të dalim në media dhe të flasim. Po edhe këtu... deri diku ë, se falë YouTube-it, se të tjerët dihet që pjesa e propagandës e ka kontrolluar shumë mirë këtë gjë... Atëherë... Sistemi ynë politik... është një Kore e Veriut në High Definition. Se kemi dy parti që janë dy reparte ushtarake. Këtë po komentonim. Dhe qytetari nga poshtë e ka të pamundur ta... ta moderojë, ta ndryshojë sistemin politik. Dhe e bukura është që këta thonë: sistemi politik ndryshon vetëm me zgjedhje. Po zotëri, po s'më lë të bëj zgjedhje! Sepse sistemin politik e kemi mbyllur në dy reparte ushtarake, njëri repart që quhet PD, tjetri PS, populli nuk ka... populli vetëm i mëson kur dalin atje me listë, thotë: Këtë... partia kësaj radhe na ka lënë për kryetar bashkie për shembull... në, ku di unë, më jep një bashki çfarë të duash... në Vorë, do dalë filani, e kupton? Ai që është edhe tani thotë... Dhe nuk e di, a u bë një... ku di unë, referendum brenda partisë, a ku di unë, u bë një, ku di unë, një votim brenda partisë, a u bë një listë e hapur siç kanë italianët domethënë... që qytetarët mund të votojnë për shembull siç u votua kryetarja e Partisë Demokratike në Itali që është në opozitë tani me... me votim të hapur nga anëtarësia e të tjerë. S'ka! Këtu e cakton ai dhe u mbyll... Prandaj, ne kemi mbërritur këtu, kështu që, nëse do të ndodhë, të premten, më fal, të shtunën, do të lajmërohet fillimi i ndryshimit të sistemit politik, ky është një lajm shumë i mirë. Dhe nëse këtë gjë e ka lexuar... ai të cilit i adresohet protesta, pra kryeministri, kjo është akoma lajm shumë i mirë, se kjo tregon që pikërisht u paska dashur kjo protestë që të mbërrijmë këtu, sepse ndryshe s'do kishte kurrë mënyrë për ta ndryshuar.

Nëse të kujtohet, para nja dy vjetësh, po ka qenë para zgjedhjeve... unë e kam pyetur zotin Berisha në studio te Çani... nëse të kujtohet. Kam qenë përballë. O doktor, a i ke ra pishman 2008-s apo jo? “Jo” tha. Ne bëmë një marrëveshje, dy mandate ai, dy mandate unë. Po si jo! Jo tha. Tani, nëse ne mbërrijmë me dëshirë apo pa dëshirë, me hall apo pa hall, me presion ose pa presion, me të huaj ose pa të huaj, në një moment në të cilin do të fillojë ndryshimi i sistemit politik, ky është një lajm shumë i mirë. Po ta shohim.

-Ok. Tani... e kisha për më poshtë këtë pyetje, po meqenëse po flasim për ndryshimin e sistemit dhe për pazar të mundshëm mes Ramës dhe Berishës, apo të paktën këtu thuhet... Ilir Meta gjithashtu ka bërë një deklaratë dhe ka dalë hapur duke e quajtur atëherë pazar të 2008-s, pazar Rama-Berisha, dhe e quan përsëri një tentativë për një tjetër pazar. Çfarë mund të thuash rreth kësaj, a është kjo prapaskenë e 2008-s, Berisha-Rama?

Ilir Kulla: Është shumë e rëndësishme kjo. Nëse bëhet tani do jetë Rama-Berisha, po atëherë ishte Berisha-Rama.

-Ok. Tani... edhe Ilir Meta ka bërë një deklaratë orët e fundit dhe ka dalë kundër dhe kërkon prishjen e pazarit të 2008-s. Çfarë ishte kjo... goditje për Berishën apo?

Ilir Kulla: Jo jo, kjo është vazhdimi i 2008-s, në të cilën atëherë ai bëri... domethënë ai pazari i 2008-s e çoi të bëjë grevë urie. Po pasojat e pazarit të 2008-s e kanë çuar atje ku është.

-Edhe tani e kuptoi...

Ilir Kulla: Jo ai e di... Shiko, Ilir Meta... Ilir Meta ka moshë politike sa mosha politike e Sali Berishës dhe Edi Ramës. Dhe ai është i '90-ës, nuk është njeri... Sot është në hall, por eksperienca flet, dhe siç thoshte Andreoti “eksperienca është e saktë sa herë ta kesh futur në jetë”, pra Ilir Meta thotë tamam të vërtetën taksative në këtë gjë. 1 ORE ME PARE “Protesta është kthyer në dhimbje koke për Ramën”, Ilir Kulla paralajmëron PD-në: Me lojën që po bën, rrezikon të dalë forcë e tretë Eksperti i sigurisë Ilir Kulla ka paralajmëruar se ndërhyrjet e Partisë Demokratike në protestat kundër qeverisë mund të shkaktojnë përplasje mes protestuesve dhe opozitës. Kulla deklaroi se protesta është kundër të gjithë sistemit politik, jo vetëm kundër kryeministrit Edi Rama... Eksperti i sigurisë Ilir Kulla, i ftuar në emisionin “Të Pashoq” në kanalin YouTube të Pamfletit, ka komentuar protestat kombëtare që po zhvillohen dy herë në javë, të mërkurave dhe të shtunave, duke paralajmëruar se ndërhyrjet e Partisë Demokratike mund të sjellin përshkallëzim të tensioneve.

Sipas Kullës, protestat po ndikojnë në imazhin ndërkombëtar të kryeministrit Edi Rama, pasi zhvillimet në Shqipëri po marrin vëmendje edhe jashtë vendit.

“Narrativa e protestës vazhdon dhe dominon Ramën atje ku Ramës i dhemb më shumë, në mediat ndërkombëtare”, deklaroi Kulla.

Ai iu referua edhe pjesëmarrjes së Ramës në Forumin e Paqes në Paris, duke pretenduar se një pjesë e konsiderueshme e diskutimeve të kryeministrit ishte përqendruar te protestat në Shqipëri. Megjithatë, Kulla e drejtoi pjesën më të fortë të kritikave ndaj Partisë Demokratike, të cilën e akuzoi se po ndërhyn në protestë dhe po përpiqet të ndikojë në karakterin e saj.

Sipas tij, protesta nuk është thjesht kundër qeverisë Rama, por kundër sistemit politik të krijuar gjatë më shumë se tri dekadave të fundit, për të cilin ai konsideron përgjegjëse si Partinë Socialiste, ashtu edhe Partinë Demokratike.

“Në qoftë se PD-ja vazhdon në mënyrë sistematike të vërë Mullin, Flamurtarin, për të prishur protestën, nuk do të jetë e largët dita që ata, në vend që të shkojnë te Kryeministria, do të kthehen te SHQUP-i dhe do ta djegin SHQUP-in”, deklaroi Kulla.

Ai theksoi se ky ishte një paralajmërim për rrezikun e përshkallëzimit të tensioneve dhe jo një zhvillim që ai e dëshiron.

“Nuk bëj shaka. Sepse ka një problem të madh: kjo protestë ka një kuptim, sepse është kundër sistemit, është kundër të gjithëve, përfshirë edhe mua”, u shpreh eksperti.

Kulla iu referua edhe incidenteve të raportuara gjatë protestave të mëparshme, kur disa pjesëmarrës, sipas tij, janë larguar me forcë pasi kanë hedhur thirrje kundër Ramës dhe Berishës. Ai paralajmëroi se përsëritja e situatave të tilla mund të krijojë tensione që organizatorët nuk do të jenë në gjendje t'i kontrollojnë.

“Është vetëm moment nervash që do të ndodhë një gjë që do t'u dalë jashtë kontrollit, sepse ata nuk e kuptojnë që kjo është protestë kundër sistemit”, tha Kulla.

Në përfundim, Kulla bëri edhe një vlerësim për raportet aktuale politike dhe mundësinë e zgjedhjeve të reja. Sipas tij, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin tani, Partia Socialiste e Edi Ramës do të dilte fituese, ndërsa Partia Demokratike rrezikon të humbasë më tej mbështetjen.

“Nëse shkohet sot në zgjedhje, i fiton Rama. Por, nëse PD-ja vazhdon të bëjë po të njëjtën gjë, nëse shkohet sot në zgjedhje, PD-ja del forcë e tretë dhe do të përfjë si LDK-ja në Kosovë, mos më keq”, deklaroi Kulla.

Pjesë nga intervista:

-Sot e mërkurë, ditë proteste, proteste kombëtare që pas pak kohe pas ndryshimit të strategjisë nga ana e protestuesve duke e kthyer protestën në nivel kombëtar në dy ditë në javë, të mërkurave dhe të shtunave. Por po shohim që po ndodh i njëjti skenar, sa ka ndryshuar protesta deri më tani, si ka ndryshuar dhe a përbën më rrezik direkt për kryeministrin Rama?

Ilir Kulla: Shiko, narrativa e protestës vazhdon dhe dominon Ramën atje ku Ramës i dhëmb më shumë, në mediat ndërkombëtare. Edhe dje e nëse pe në Paris, kishte një takim shumë të rëndësishëm, Forumi i Paqes, gjysma e bisedës së tij ishte për protestën.

-Pyetjet ishin për protestën?

Ilir Kulla: Po. Kështu që kjo është ajo gjëja që e shqetëson. Sigurisht, që në qoftë se vazhdon kështu, pra në qoftë se PD-ja vazhdon në mënyrë sistematike të vërë mullin flamurtar për të prishur protestën, nuk do jetë e largët dita që një ditë ata në vend që të shkojnë te kryeministria do kthehen te SHQUP-i dhe do djegin SHQUP-in.

-Pse?

Ilir Kulla: Nuk bëj shaka domethënë. Sepse ka një problem të madh që kjo protestë ka një kuptim sepse kjo është kundër sistemit, është kundër të gjithëve, përfshirë dhe mua. Dhe nëse një parti politike që është po aq përgjegjëse për çfarë ka ndodhur në Shqipëri 36 vitet e fundit, për sistemin politik, sa dhe ata që janë në pushtet, unë nuk do të çuditesha që një ditë ata në vend që të shkojnë te bulevardi aty të marrin kthesën këtu matanë edhe... kjo do të ishte gjithsesi një dramë për demokracinë e vendit, por në qoftë se ata vazhdojnë dhe ne kemi parë ato pamjet që kemi parë që...

- Janë të përzënë me forcë protestues.

Ilir Kulla: Janë përzënë me forcë, po javës që shkoi gati u rrahën...

-Po pra vetëm sepse thirrën Rama në burg, Berisha në burg.

Ilir Kulla: E domethënë, në qoftë se kjo punë vazhdon kështu, unë e shoh që ki parasysh që është vetëm moment nervash që do të ndodhi një gjë që do t'i dali jashtë kontrolli sepse ata nuk e kuptojnë që kjo është protestë kundër sistemit. Dhe kur themi sistem, në kërkesat që ka bërë Flamingo në verë, nëse të kujtohet, në 5 kërkesat që lexohej Dritan Goxhaj, tre nga ato kërkesa kishin të bënin pikërisht me marrëveshjen e 2008-s mes Berishës dhe Ramës.

-Pikërisht. Ramës dhe Berishës.

Ilir Kulla: Jo jo, Ramës dhe Berishës, ajo është mes Berishës dhe Ramës.

- Ok, Berishës dhe Ramës.

Ilir Kulla: Rama ka qenë në opozitë atëherë, t'i themi gjërat siç janë. Prandaj, nëse protesta e humb atë qëllimin e vet pra kërkesën për ndryshimin e sistemit, protesta s'ka me ndikim. Sepse është e qartë, ta kam thënë dhe herë tjetër që në qoftë se shkohet sot në zgjedhje, i fiton Rama. Por ama nëse PD-ja vazhdon bën po të njëjtën gjë, nëse shkohet sot në zgjedhje, PD-ja del forcë e tretë dhe do të përfjë si LDK-ja në Kosovë, mos më keq. të pashoq Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen LIVE UPDATES Qytetarët sërish në shesh kundër kastës që mban peng vendin, përplasje dhe tensione te Ministria e Arsimit 7 Nëntor 2026, 15:5615:56LIVE UPDATES Auron Tare: Kush po e merr Butrintin? Prapaskenat e Ramës, resortet dhe pazaret me bregdetin 4 Nëntor 2026, 19:2719:27LIVE UPDATES Cunami blu zhduk MAGA-n; demokratët rrëzojnë Trumpin në Kongres e Senat 4 Nëntor 2026, 08:1808:18LIVE UPDATES Minutë pas minute/ Amerika voton, Trump përballë provës së madhe 3 Nëntor 2026, 22:2122:21LIVE UPDATES Minutë pas minute/ Revolta e studentëve, nga djegia e kazanëve te përplasjet me militantët e Berishës 31 Tetor 2026, 14:2514:25LIVE UPDATES "Të Pashoq"/ Prisni, Amerika nuk ka folur! 28 Tetor 2026, 19:2819:28LIVE UPDATES