Një qytetar ka denoncuar një situatë të rënduar higjieno-sanitare pranë pallateve të bashkisë në Kavajë, duke ngritur shqetësimin për mbetjet, erën e rëndë dhe praninë e madhe të mushkonjave.
Ai thotë se banorët e zonës po përballen çdo ditë me erë të keqe dhe insekte, deri në atë pikë sa e kanë të vështirë të hapin dyert dhe dritaret e banesave.
“Po qelben ata njerëz që jetojnë aty, të mbysin mushkonjat. As dyer, as dritare nuk hapin dot”, shprehet ai.
Sipas tij, në këtë pjesë që është e pambyllur apo mbuluar kanë rënë edhe fëmijët duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë e tyre.
Banorët i bëjnë apel Bashkisë Kavajë që të ndërhyjë sa më parë për pastrimin e zonës dhe marrjen e masave për eliminimin e burimit të erës së keqe dhe mushkonjave, si dhe për sigurimin e hapësirave që paraqesin rrezik për fëmijët.
Apeli i banorëve është për një ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse.

