Lajme Zone
“Të ndryshëm, por bashkë”/ Pankartat në protestë, qytetarët: Fund pazareve, vota u takon qytetarëve
PolitikëBalkanWeb

“Të ndryshëm, por bashkë”/ Pankartat në protestë, qytetarët: Fund pazareve, vota u takon qytetarëve

Protesta e përditshme kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama ka vijuar edhe këtë të diel, duke shënuar ditën e 113-të të qëndresës qytetare në Tiranë. Qytetarët janë mbledhur sërish për të përcjellë mesazhet e tyre kundër qeverisë, ndërsa pankartat kanë qenë një nga format kryesore të protestës.

Protesta e përditshme kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama ka vijuar edhe këtë të diel, duke shënuar ditën e 113-të të qëndresës qytetare në Tiranë. Qytetarët janë mbledhur sërish për të përcjellë mesazhet e tyre kundër qeverisë, ndërsa pankartat kanë qenë një nga format kryesore të protestës. Edhe në protestën e sotme kanë spikatur mesazhet që bëjnë thirrje për bashkim dhe kundërshtojnë përçarjen. Në një prej pankartave shkruhet: “Kur ne përçahemi, ‘Trajneri’ feston në pushtet, kur ne bashkohemi, më i fortë bëhet ky shtet!”, duke iu referuar kryeministrit me nofkën “Trajneri”. Pankarta të tjera janë fokusuar te korrupsioni dhe mënyra e zhvillimit të zgjedhjeve. “Ilaçi kundër korrupsionit: lista të hapura, duart e pastra”, shkruhet në njërën prej tyre, ndërsa një tjetër përcjell mesazhin: “Fund pazareve të kryetarëve, vota u takon qytetarëve.” Mesazhe të tjera lidhen drejtpërdrejt me ditën e protestës, ku shkruhet “113, shërbim, jo propagandë”, ndërsa në një tjetër pankartë në gjuhën angleze thuhet: “113, public service defines the state”. Protesta e sotme vjen pas tubimit të 112-të, i cili u shoqërua me marshim në disa prej rrugëve të Tiranës dhe me thirrje kundër qeverisë. Protestuesit kanë deklaruar se do të vijojnë qëndresën edhe në ditët në vazhdim, ndërsa dorëheqja e kryeministrit mbetet një nga kërkesat e tyre kryesore. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb