Lajme Zone
"Të merren vendime në shërbim të të gjithëve"/ Apeli i fortë i Kryepiskopit Joan për situatën në vend
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

"Të merren vendime në shërbim të të gjithëve"/ Apeli i fortë i Kryepiskopit Joan për situatën në vend

Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Joan ka dhënë një mesa...

Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Joan ka dhënë një mesazh për situatën aktuale në vend në përfundim të Liturgjisë Hyjnore të ditës së sotme dhe leximit të një deklarate të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë.

Kryepiskopi Joan bëri lutje që të gjithë ata që kanë përgjegjësinë e vendimeve, të marrin vendime të pjekura në shërbim të të gjithë vendit.

Fortlumturia e Tij u shpreh se të gjithë ata që banojnë në Shqipëri, janë pjesë e saj dhe kanë të drejtën për të marrë pjesë në ndërtimin e saj. “Lutemi që Perëndia t'i ndriçojë të gjithë ata që kanë përgjegjësinë e vendimeve, të marrin vendime të urta dhe të pjekura në shërbim të të gjithë vendit. Sepse Shqipëria është e të gjithëve. Të gjithë ata që banojnë këtu, janë pjesë e saj dhe të gjithë kanë të drejtën për të marrë pjesë në ndërtimin e saj. Prandaj, i lutemi Zotit që të ndriçojë mendjet për të marrë vendimet e duhura dhe shpresojmë që lutjet e të drejtëve Perëndia do t'i dëgjojë. Shqipëria është e të gjithëve”, tha Kryepiskopi. Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.