Lajme Zone
“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit para 16 shtatorit, të enjten në Debat Plus
PolitikëTelegrafi

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit para 16 shtatorit, të enjten në Debat Plus

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër, të enjten, në ora 20:30.

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër, të enjten, në ora 20:30.Intervista me Thaçin vjen në një periudhë vendimtare, pak javë para shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj tij dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Aktgjykimi ndaj Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është caktuar të shpallet më 16 shtator 2026 në Hagë.Hashim Thaçi – “Të jetoj i lirë”, të enjten në 20:30 në Debat Plus.Nga arrestimi deri te aktgjykimiProcesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ka hyrë në fazën përfundimtare. Katër ish-krerët e UÇK-së u arrestuan dhe u transferuan në Hagë në nëntor të vitit 2020, ndërsa pas më shumë se tre vjetësh nga fillimi i gjykimit, tashmë pritet shpallja e aktgjykimit më 16 shtator 2026.Tetor 2020 – konfirmohet aktakuzaMë 26 tetor 2020, gjyqtari i procedurës paraprake konfirmoi aktakuzën kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.Aktakuza fillestare u bë publike më 5 nëntor 2020. Ajo më vonë u ndryshua disa herë, ndërsa versioni aktual i aktakuzës u dorëzua më 27 shkurt 2023.Nëntor 2020 – arrestimi dhe transferimi në HagëKatër ish-krerët e UÇK-së u arrestuan më 4 dhe 5 nëntor 2020 dhe u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara në Hagë. Hashim Thaçi u arrestua më 5 nëntor, ditën kur dha dorëheqje nga posti i presidentit të Kosovës.Thaçi dhe Jakup Krasniqi dolën para gjyqtarit më 9 nëntor, ndërsa Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi më 10 dhe 11 nëntor. Të katër u deklaruan të pafajshëm për akuzat.2021-2022 – ndryshohen dhe zgjerohen akuzat Procesi paraprak zgjati më shumë se dy vjet. Gjatë kësaj periudhe, aktakuza u ndryshua disa herë.Ajo u ndryshua më 3 shtator 2021, më 29 prill 2022 dhe më 30 shtator 2022. Ndryshimet përfshinë, ndër të tjera, pretendime për qendra të reja ndalimi dhe incidente të tjera të përndjekjes dhe vrasjeve.Më 10 maj 2022, të katër të akuzuarit u deklaruan sërish të pafajshëm ndaj akuzave të reja.Prill 2023 – filloi gjykimiPas përfundimit të fazës paraprake, më 3 prill 2023 nisi zyrtarisht gjykimi.Ditën e parë, Prokuroria Speciale paraqiti deklaratën hyrëse, ndërsa më 4 dhe 5 prill deklaratat hyrëse i paraqitën ekipet e mbrojtjes së të akuzuarve.Ky ishte momenti kur çështja kaloi nga faza e procedurave paraprake në gjykimin e plotë.2023-2025 – dëshmitë dhe provatPër më shumë se dy vjet, gjykata dëgjoi dëshmitarë dhe shqyrtoi prova të paraqitura nga palët.Prokuroria e përfi paraqitjen e rastit më 15 prill 2025. Në këtë fazë, Prokuroria kishte paraqitur pjesën kryesore të provave të saj para trupit gjykues.Në korrik 2025, Mbrojtja e Viktimave paraqiti provat e saj.Më 16 korrik 2025, trupi gjykues hodhi poshtë një kërkesë të përbashkët të mbrojtjes për rrëzimin e akuzave sipas Rregullës 130.Shtator-dhjetor 2025 – faza e mbrojtjesMë 15 shtator 2025 filloi paraqitja e provave nga mbrojtja.Në këtë fazë, prova paraqitën vetëm ekipet mbrojtëse të Hashim Thaçit dhe Jakup Krasniqit. Mbrojtja e Thaçit solli në gjykatë edhe dëshmitarë të profilit të lartë, përfshirë ish-diplomatë amerikanë. Më 2 dhjetor 2025, mbrojtjet e Thaçit dhe Krasniqit mbyllën çështjet e tyre.Më 18 dhjetor 2025, trupi gjykues deklaroi të mbyllura procedurat e paraqitjes së provave.Në total, në gjykim kanë dëshmuar 134 dëshmitarë në sallën e gjyqit: 125 të thirrur nga Prokuroria, dy nga Mbrojtja e Viktimave dhe shtatë nga mbrojtja.Janar-shkurt 2026 – faza përfundimtareMë 19 janar 2026, palët dorëzuan parashtrimet përfundimtare me shkrim.Më pas, nga 9 deri më 18 shkurt 2026, u mbajtën deklaratat përmbyllëse.Në këtë fazë, Prokuroria, Mbrojtja dhe përfaqësuesit e viktimave paraqitën argumentet e tyre përfundimtare para trupit gjykues. Në fund folën edhe të akuzuarit.Pas deklaratave përmbyllëse, trupi gjykues hyri në fazën e deliberimit, pra në shqyrtimin e brendshëm të provave dhe argumenteve për të marrë vendimin.Maj-korrik 2026 – caktohet data e aktgjykimitFillimisht, trupi gjykues kishte afat për shpalljen e vendimit, por më 5 maj 2026 e zgjati afatin me 60 ditë.Më 1 korrik 2026, Dhomat e Specializuara njoftuan zyrtarisht se aktgjykimi do të shpallet më: 16 shtator 2026.