Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Të gjitha intervenimet që bën politika nuk do të gjejnë hapësirë”/ Kovaçi: Ku janë studentët është profesorati!


Gjatë fjalës së tij, kreu i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve, Sandër Kovaçi, u shpreh se pedagogët janë në krah të studentëve dhe kërkoi bashkëpunim më të madh për kauzën e tyre.

Gjatë fjalës së tij, kreu i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve, Sandër Kovaçi, u shpreh se pedagogët janë në krah të studentëve dhe kërkoi bashkëpunim më të madh për kauzën e tyre. “Është një ndërgjegjësim ndërkombëtar që ndodh me intelektualët e Shqipërisë. Duhet të jemi më të bashkëpunuar për këtë kauzë kaq të fortë”, u shpreh ai. Më tej, Kovaçi theksoi se sindikata është e përqendruar te studentët dhe kërkoi t’i jepet fund asaj që ai e cilësoi si diktat në universitete. “Ne jemi sindikata e universiteteve, jemi të përqendruar te studentët dhe jemi këtu. Të marrë fund diktati në universitete. Ku janë studentët, është profesorati”, deklaroi Sandër Kovaçi. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb