Kjo lëvizje vjen në një periudhë kur qeveria po përballet me protesta dhe kritika për funksionimin e institucioneve publike. Rama takon drejtuesit politikë dhe ministrat Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim në Kryeministri me ministrat dhe drejtuesit politikë të Partisë Socialiste, ku ka rikonfirmuar udhëzimin për largimin e drejtorëve të institucioneve qendrore dhe rajonale.
Ata duhet të japin dorëheqje të parevokueshme që nuk kthehet dot pas. Për të gjithë ata që nuk japin dorëheqjen, sot apo ditët në vijim do të shkarkohen.
Sipas udhëzimit të dhënë, drejtuesit politikë do të duhet të komunikojnë në zonat e tyre arsyet e kësaj vale ndryshimesh, duke e argumentuar procesin me synimin për të ndërtuar një administratë publike të bazuar te meritokracia dhe përgjegjshmëria.
Operacioni i ndryshimeve prek një numër të konsiderueshëm institucionesh shtetërore, përfshirë administratën tatimore, doganat, sektorin e infrastrukturës dhe energjetikës, sistemin e burgjeve, prokurimet publike dhe agjenci të tjera shtetërore.
Procesi i dorëheqjeve pritet të nisë zyrtarisht sot, më 23 tetor, në orën 08:00, ndërsa afati i përcaktuar për përfundimin e tij është e hëna, 26 tetor.
Pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama që të jepnin dorëheqjen të gjithë drejtorët e institucioneve, për shkak të protestave masive kundër tij, konfirmohet akti i parë i largimeve.
Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho teksa dilte nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, pranoi se kishte dhënë dorëheqje nga posti i tij.
“Kam dhënë dorëheqje nga detyra. Në SPAK isha për histori të vjetra.”, tha ai. Kjo lëvizje vjen në një periudhë kur qeveria po përballet me protesta dhe kritika për funksionimin e institucioneve publike. Ndryshimet në administratë synojnë të përcjellin mesazhin se përgjegjësia për performancën e institucioneve dhe cilësinë e shërbimeve ndaj qytetarëve duhet të jetë konkrete.
Në daljet e tij të fundit publike, Rama ka kritikuar vonesat në trajtimin e kërkesave të qytetarëve dhe mosrespektimin e afateve ligjore nga administrata. Ai ka paralajmëruar se drejtuesit dhe punonjësit që nuk përmbushin detyrimet e tyre duhet të mbajnë përgjegjësi.
Rreth një javë më parë, kryeministri foli gjithashtu për krijimin e një mekanizmi që lidh shkeljen e afateve me përgjegjësinë individuale të zyrtarëve që duhet t'u japin zgjidhje kërkesave të qytetarëve.
Në këtë kuadër, Rama ka përmendur nismat “Pasqyra” dhe “Shkalla e Meritës”, të cilat i ka prezantuar si pjesë të përpjekjeve për të ndryshuar mënyrën e funksionimit të administratës publike, për të rritur llogaridhënien dhe për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve shtetërore.rama takon drejtuesit politikë dhe ministrat Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Kuvendi përjashton për dy muaj 6 deputetë të PD-së, rrëzohet kërkesa e PS për 14 të tjerët 23 Tetor 2026, 10:5010:50Politike Rama kërcënon protestuesit: Kush mori peng Tiranën, do të marrë një mësim të mirë! 23 Tetor 2026, 08:4708:47Politike Grushtat në Kuvend, Sekretariati i Etikës vendos sot për përjashtimin e 20 deputetëve të PD 23 Tetor 2026, 08:4008:40Politike Rama e hoqi nga kabineti, Spiropali merr një detyrë të re parlamentare 23 Tetor 2026, 07:5007:50Politike "Ti po ha përshesh", Shkullaku përplaset keq me Blendi Klosin: Je sekretar i një partie që po shtyp me gjak demonstruesit 22 Tetor 2026, 22:5122:51Politike Dashamir Shehi tregon si zgjidhet kriza: Të ikë Rama dhe të krijohet 'Qeveria për Europën', pjesë e saj edhe studentët 22 Tetor 2026, 22:4222:42Politike

