Lajme Zone
Të enjten mblidhet Kuvendi, urdhër nga kryeparlamentari Peleshi! PD interpelancë me ministrin Demo
PolitikëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Të enjten mblidhet Kuvendi, urdhër nga kryeparlamentari Peleshi! PD interpelancë me ministrin Demo

Kryetari i Parlamentit, Niko Peleshi këtë të martë ka urdhëruar që të enjten e 22 tetorit të mbahet seanca plenare në Kuvend. Sipas njoftimit, seanca plenare do të nisë në orën 10:00 ku pritet të zhvillohen disa interpelanca.

Kryetari i Parlamentit, Niko Peleshi këtë të martë ka urdhëruar që të enjten e 22 tetorit të mbahet seanca plenare në Kuvend. Sipas njoftimit, seanca plenare do të nisë në orën 10:00 ku pritet të zhvillohen disa interpelanca. Një interpelancë urgjente me ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo është kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Dy interpelanca janë kërkuar me ministrin Enea Karakaçi. Ato janë kërkuara nga deputetët Ermal Pacaj dhe Tedi Blushi. Ministri i Financave, Petrit Malaj pritet të këtë interpelancë, të kërkuar nga deputeti Tedi Blushi. Pas interpelancave, një tjetër pikë e rëndësishme është projektvendimi për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për fazën e dytë të Reformës Administrativo-Territoriale në Shqipëri. 202610201302405064Urdhër dhe rendi i ditës Për mbledhjen e seancës plenare të datës 22.10.2026, ora 10 00Download