Lajme Zone
Të dënuar me nga 15 vite në Gjermani, kapen në Morinë dy shtetasit kosovarë
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Të dënuar me nga 15 vite në Gjermani, kapen në Morinë dy shtetasit kosovarë

Dy shtetas nga Kosova janë arrestuar në pikën kufitare të Morinës, në Kukës, pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane për vjedhje me dhunë dhe dëmtim prone.

Dy shtetas nga Kosova janë arrestuar në pikën kufitare të Morinës, në Kukës, pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane për vjedhje me dhunë dhe dëmtim prone.

Të arrestuarit janë 22 dhe 24 vjeç, të dy banues në Vushtrri. Ata u kapën nga Policia Kufitare e Morinës në kuadër të operacionit “Ëanted”, me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë.

Sipas Policisë, dy të rinjtë ishin dënuar nga Gjykata e Erfurtit në Gjermani, më 1 qershor 2026, me nga 15 vite burg secili, për veprat penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim” dhe “Dëmtim prone”. Ata ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden, Gjermani.

Ndërkohë, Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet gjermane, po vijon procedurat për ekstradimin e tyre drejt Gjermanisë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet burgGjermanimorinepolicia