Gazetari Mentor Kikia ka ngritur shqetësimin për vështirësitë me të cilat përballen fermerët shqiptarë në shitjen e produkteve bujqësore. Përmes një reagimi, ai u ka bërë thirrje deputetëve dhe ministrave që të shohin nga afër situatën në tregjet ku fermerët përpiqen të shesin prodhimet e tyre.
Kikia shprehet se vështirësia për të shitur produktet bujqësore është kthyer në një problem po aq të madh sa edhe vetë prodhimi. “Shkoni bëni ndonjë foto andej nga tregjet ku fshatarët duhet të shesin produktet bujqësore, ndoshta merrni vesh se shitja është edhe më e vështirë se vetë prodhimi i tyre”, shkruan gazetari. Ai i referohet edhe një videoje, përmes së cilës ngre akuza mbi mënyrën se si funksionon grumbullimi dhe eksporti i produkteve bujqësore.
Sipas Kikisë, disa prej subjekteve të licencuara nga qeveria si grumbullues dhe eksportues të produkteve bujqësore po konkurrojnë drejtpërdrejt me fermerët, duke shitur prodhimet e tyre, ndërsa produktet e fermerëve mbeten të pashitura në ara. “Ata që qeveria licenson si grumbullues dhe eksportues të prodhimeve bujqësore, shndërrohen vetë në fermerë dhe e shfrytëzojnë këtë pozicion për të shitur prodhimet e tyre, duke ua lënë prodhimet fshatarëve në ara, të kalben”, shprehet ai. Në fund të reagimit, gazetari kritikon edhe mënyrën se si prezantohet mbështetja ndaj fermerëve, duke theksuar se fotografitë me produktet bujqësore nëpër ara nuk janë të mjaftueshme. “Te bësh fotografi me rrush, domate, shalqi e pjepër nëpër ara nuk është mbështetje për fermerët!”, përfn Kikia./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

