Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Të bëhemi bashkë, të shpëtojmë Shqipërinë”, aktivisti Kola: Përtej partive, vendi ynë më i rëndësishëm se gjithçka!


Këtë të premte mbahet protesta e 111-të para kryeministrisë, me qytetarë të shumtë që janë mbledhur për të kërkuar largimin e numrit një të qeverisë, Rama.

Këtë të premte mbahet protesta e 111-të para kryeministrisë, me qytetarë të shumtë që janë mbledhur për të kërkuar largimin e numrit një të qeverisë, Rama. Aktivisti Arben Kola, bëri thirrje për bashkim, pasi vetëm kështu fitohet. “Mirëmbrëma të gjithëve. Rinia së pari duhet të bëhet bashkë për një qëllim dhe një ëndërr, Shqipëri e re. Kjo do ndodhë, liria nuk duhet të jetë e infektuar.

Duhet që t’i japim besën njëri-tjetrit. Ky është moment historik, ndaj ftojmë të rinjtë dhe të rejat, që kanë vendosur që të jetojnë në Shqipëri, të na bashkohen në shesh deri në shporrjen e Ramës. Koha është tani që të bashkohemi për një Shqipëri përtej partive”. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb