Pesë persona të maskuar si punonjës policie dhe të armatosur kanë hyrë në një banesë, me qëllim për të vjedhur. Autorët janë pikasur nga familjarët që ndodheshin në shtëpi çka i ka detyruar të largohen. Pronari i shtëpisë Lorenc Zerellari tregon për mediat se ishin në gjumë kur personat e maskuar si efektivë policie hyn në banesë dhe i kërkuan paratë. LEXO edhe...Ekskluzive/ Të maskuar si policë grabitën banesën në Elbasan, momenti kur familjarët ndjekin hajdutët me vrap "Na thoshin ku e ke drogën edhe armën. Na morën tre telefona dhe tre mijë euro", tha familjarja. “Ngjarja ka ndodhur në 4 të mëngjesit. Ishim duke fjetur gjumë. Të maskuar si policë më thanë mos lëviz ‘Policia’. Në fillim më tha ku e ke pistoletën dhe drogë, pastaj më pyeti ku i kisha lekët. Nipit i vunë pistoletën në kokë. E gjitha ngjarja zgjati për 15 minuta. Në shtëpi kishim 6 fëmijë, janë tramaksur. Nuk e di kush e ka bërë këtë gjë”, thotë ai. “U tremba se isha në gjumë dhe më gjuajtën me pistioletë. Ishin nja katër veta”, tregon 19-vjeçari. Sipas policisë ato kanë arritur të vjedhin 4 telefona celularë dhe një shumë parash në banesë. Ndërkohë gjatë largimit, ata janë ndjekur nga një patrullë policie të cilët kanë braktisur automjetin në rrugë dhe janë larguar në drejtim të paditur. Efektivët kanë sekuestruar dhe 2 automjete, që dyshohen se janë përdorur gjatë ngjarjes si dhe veshje të ngjashme me uniformat e Policisë. Elbasan/Informacion paraprak Në lagjen “5 Maji”, shtetasi L. Z. ka njoftuar se rreth orës 04:05 të mëngjesit, disa persona të paidentifikuar janë futur në banesën e tij dhe, nën kërcënimin e armës së zjarrit, i kanë marrë 4 telefona celularë dhe një shumë parash. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje. Sapo kanë konstatuar praninë e shërbimeve të Policisë, personat janë larguar në drejtim të zonës kodrinore, duke përfituar nga errësira, dhe kanë braktisur automjetet. Vijon ndjekja për kapjen e tyre. Në vijim të veprimeve, janë gjetur dhe sekuestruar 2 automjete, të dyshuara se janë përdorur gjatë ngjarjes, veshje të ngjashme me uniformat e Policisë dhe prova të tjera që do t’i shërbejnë grupit hetimor për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit. Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave, identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në ngjarje Policia ka sekuestruar automjetin, ndërsa po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë. lajm ne perditesim... Ora 15:55 Ekskluzive/ Të maskuar si policë grabitën banesën në Elbasan, momenti kur familjarët ndjekin hajdutët me vrap Report Tv ka siguruar momentin kur autorët e maskuar si policë largohen pasi grabitën banesën në Elbasan.Siç shihet edhe nga pamjet e mësipërme, shihet edhe pronari i banesës së bashku me familjarët e tjerë i ndjekin me vrap në lagje.Gjatë largimit autorët u ndoqën edhe nga një patrullë policie, por pa rezultat.Sipas policisë ata braktisën makinën dhe u larguan në drejtim të paditur. Share Ora 15:34 Vjedhja e banesës në Elbasan, Report Tv siguron foto të autorëve të maskuar si policë Report Tv ka siguruar foton e autorëve të maskuar si policë që grabitën banesën në Elbasan Share A.C/Xh.K/ReportTv.al 5 maji grabitje Elbasan Komento Komente Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 58.9% Jo 34.7% Nuk e di 6.4% Vota total: 6963 Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?

